Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Enri Jahaj: Të hiqet ora policore! Nëse nuk rishikohen masat, do mbyllim bizneset dhe do të ngrihemi në protestë

16 Korrik 2021, 19:28| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 17:36

  • Share

Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë.

Këshu thotë në një intervistë për Report Tv, Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve i cili bëri thirrje që të lehtësohen masat kufizuese, në këtë sezon turistik, nisur edhe nga fakti, shton ai se në sheshin ‘Skënderbej’ janë zhvilluar grumbullime masive. Jahaj thotë se nëse nuk hiqen masat kufizuese, ato do të mbyllin, aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë masive.

‘Të gjithë duhet të protestojmë, jemi në pikën arritjes së durimit. Nuk kemi se çfarë të presim, të gjithë jemi të riskuar që të humbasim biznesit. Te gjithë në Sheshin ‘Skëndërbej’ ka festa dhe grumbullime masive, në këtë pikë ne ndejmë këtë lloj diskriminimi dhe këtë lloj selektiviteti. E kemi në qendër të Tiranës dhe e kemi vërë re që është shkelur ora policore.

Kanë 1 vite  gjysëm që qytetarët nuk bëjnë ende një dasëm. Ndërkohë që vendet e Rajonit i kanë hapur. Nëse jemi mirë me pjesë e vaksinimit, nëse rastet e vdekjeve janë të harruara nuk ka pse të vazhdojmë me këto masa strikte. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do ketë një mbyllje të bizneseve dhe do këtë një protestë masive në bulevard. Të na tregojnë pse janë ato masa, nuk ka një transparencë pse janë këto masa. Janë non sense masat policore.

Ne nuk kërkojmë asnjë tampon, asnjë certefikatë vaksinimi, të gjitha janë të hapura, maska nuk mban njeri dhe i vetmi biznes me risk të lartë na qenkan klubet dhe kafet. Nëse kemi normalitet në jetën e përditshme duhet të ketë edhe një normalitet natën.’- tha Jahaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?