Kreu i Sindikatës Reshat Ibrahimi: Gati drafti, të ulet mosha e daljes së artistëve në pension (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 16:06| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:45

  • Share

Prej tetë vitesh pagat e artistëve nuk janë rishikuar, mosha e daljes në pension të valltarëve, balerinëve dhe instrumenteve frymorë nuk është ulur. Statusi i artistit i zvarritur prej 30 vitesh është shtyrë sërish, ndoshta për t’u përfshirë në të ardhmen te Ligji i ri për Artin e Kulturës. Megjithatë, kreu i Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi, na tregon projektdrafin me 11 nene për uljen e moshës së daljes në pension të artistëve.

 “Ne kemi lënë në fuqi dy kategoritë kryesore, që futen profesionet e vështira për artistët e cirkut edhe balerinit, ku 45 vjeç të dalin gratë edhe 50 burrat në pension. Ku nga 30 vjet tre të katrat t’i ketë vjetërsi në profesion. Për këtë kemi kërkuar që një vit pune e artistit të konvertohet në 1 vit e gjysmë. Për kategorinë e dytë kemi kërkuar, që 53 vjecc të dalin gratë dhe 55 burrat”, thotë Reshat Ibrahimi, kreu i Sindikatës së Artistëve të Pavarur.

Risi në këtë projektligj është dhe rishikimi i pensionit suplementar.

“Rëndësi ka miratimi i këtij koeficienti. Risia është që ne përveç pensionit të plotë kërkojmë dhe pension suplementar, Përveç pensionit të plotë që do të marrë artisti të marr edhe suplement shtesë. Kjo kërkesë është për të gjithë artistët, për këtë ne kërkojmë që ky koeficient të jetë 2. 5”, thotë Ibrahimi.  

Projektdrafti për uljen e moshës së artistëve në pension, pas konsultimit me artistët, brenda tre javësh do të dorëzohet në Ministrinë e Kulturës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?