Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj e ka përshëndetur vendimin e naftëtareve për të dalë nga greva por i prerë ka thënë se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, duke theksuar se kërkojmë plotësimin e dy kërkesave.
"E para përshenet kolegët mbas kaq ditë vuajtje peripecish për të arritur një zgjidhje të këtyre kërkesave që ne kemi 1 vit që i kemi parashtruar gjithë autoritet janë në dieni të atyre kërkesave minimale që ne kemi parashtruar dhe greva si opsion këtë ka pas për qellim që palët të ulen në takim dhe të japin zgjidhje deri në moment që flaism është arritur kompomisi për takim shpresoj qe të arrihet dhe kompromisi për zgjidhjen financiare.
Theksoj dhe njëhere naftëtarët nuk kanë nevoje për premtime boshe jemi ketu në sheshin e rafinerisë dhe dy kërkesat tona qe kanë qënë të pa negociushme kanë qënë marrja e këtyre lekëve që shprehen qartë me vendim gjyqi sepse janë falur dhe toleruar nga palët që kanë bërë kontratat prej 4 vitesh këto do të ishin lekë në buxhetin e cilësdo familjes së naftetarëve pasi duhet dhe ja adresoj dhe këtë zotit Kryeministër asnjeri nga naftëtarër nuk është toleruar që tek derdhja e taksave tekdritat, tek ujit te të gjitha detyrimet këta naftëtarë kanë familje për të ushqyer kanë fëmijë për të cuar në shkollë kshu që gjithë këto detyrime borxhe që këta kanë marre janë për tu shlyer ndaj themi urojmë që takimi të përmbyllet me sukses ne marrjen e te ardhurave financiare që keta kolege kanë parashtruar në kërkesat e tyre", tha Dautaj.
Lajmi kryesor: