Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur më çështjet e nxehta të drejtësisë dhe jo vetëm.
Dumani theksoi se brenda këtij muaji do publikohet strategjia e institucionit që drejton për krimin zgjedhor, fenomen shumë shqetësues që do të merret dhe kalojë dhe kjo nga duart e SPAK. Dumani sqaron se pas publikimit të strategjisë, do të ketë edhe urdhër për zbatimin e tij.
'Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim', thekson Dumani.
Sa i përket aplikacionit Sky, Dumani thotë se u zbulua një politikan përdorues i tij si Jurgis Çyrbja.
Sky, (Krahasim me vendet jashtë) pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
'Nuk është e vërtetë, një ish deputet Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky Ecc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamorfoza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.'
Lajmi kryesor:
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
G.K/S.G/ReportTv.al