Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se në dy vite punë të këtij institucioni, janë bërë 891 procedime penale, janë marrë mbi 400 të pandehur në gjykim si dhe 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milionë euro.
Kraja u ndal edhe në përgjigje të kritikave në lidhje me punën e prokurorëve të SPAK, kryesisht nga opozita.
“Edhe ata qe na kritikonin tani duan të na ngarkojnë detyra shtesë. Kjo është shenjë e rritjes së besimit”, tha Kraja, duke ju referuar propozimit të PD-së që vettingun e politikanëve ta bëjë SPAK.
‘Para dy vitesh, ishim vetëm 8 prokuror, në janë bëhemi 17. Në muajin prill të vitet të ardhshëm, presim të plotësohet struktura e BKH-së, me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator dixhital.
Kemi arritur të kemi akses në bazën e të dhënave të shtetit shqiptar. Në dy vite 891 procedime penale, mbi 400 të pandehur në gjykim, 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milion euro. Hetime edhe me autoritetet hollandeze. Kemi hetuar edhe zyrtare te niveleve te ndryshme, nga pushteti lokal, ish-zyrtare te larte apo ish funksionarë të drejtësisë
143 letërporosi me autoritetet e huaja. 17 kërkesë për eskstradim nga SPAK. 12 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Zvicrën, Gjermaninë. Ne jemi prokuror, nuk bëjmë as revolucion dhe nuk jemi analistë. Ne veprojmë në bazë të ligjit dhe synojmë dhe ndryshojmë konceptin e pandëshkueshmërisë. Vendimarrja jonë vërtetë, mund të vonojë, por do jetë e bazuar në ligj.’- tha Kraja.
Lajmi kryesor:
Kim: 2021 viti i kthesës, prokurorët e SPAK u bënë heronjtë e rinisë, tmerri i kriminelëve e shpresa e vendit! Soreca: Magjistratët ishin nën presion nga krimi e politika, tani frika ka kaluar tek ata
M.Q.//ReportTv.al