Ditën e sotme është zhvilluar një konferencë e përbashkët mes kreut të SPAK, Arben Kraja, ambasadorit italian në Shqipëri dhe prokurorëve italianë në kuadër të 30 vjetorit të bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane.
Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se krimi shqiptar tashmë ishte më i egër se më parë, duke shtuar se tashmë kishte shtrirë aktivitetin e shitjes së drogës edhe në Dubai. Gjatë kësaj konference, u bë me dije se falë bashkëpunimit të SPAK me anti-mafian italiane ishin arrestuar në total 120 persona dhe ishin sekuestruar rreth 7 ton drogë.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe ne Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit.
Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal. Për këtë është krijuar SPAK. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge”-tha Kraja.
Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se prania e kriminalitetit, ishte e dukshme si në Itali edhe në Shqipëri. Ai shtoi se do të vijonte bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar.
“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE”- u shpreh Lo Voi.
Ndër të tjera, drejtuesi i prokrurorisë së kryeqytetit italian, tha se krimi i organizuar përveç problematikave të shumta, shkaktonte edhe dëme ekonomike. Ai shpjegoi sesi funksiononte pastrimi i parave të pista dhe korrupsioni i astruktruave shtetërore duke marrë shembull blerjen e një hoteli.
“Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge eth, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurrencës së lirë, konkurencës mes biznesmenëve të ndershëm. Nëse pronari i një hoteli vendos ta shes, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe arrin dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Kjo prish konkurencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore. Aktiviteti në dukjë është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi. Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore”- shpjegoi drejtuesi i prokurorisë së Romës.
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, tha se mes Shqipërisë dhe Italisë kishte pasur një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kishte sjellë arrestimin e qindra personave.
“Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë celësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Prokuroria dhe Drejtoria kanë 30 vite që punojnë dhe në këtë përiudhë Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Këtë e shohim në sektorin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAKU lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm”-tha Bucci.
Mes të tjerash, Bucci shtoi se skuadrat e policisë italiane në Shqipëri do të ishin të pranishme në mënyrë të vazhdueshme për të bërë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se do të kishte tavolina të përbashkëta dy herë në vit mes institucioneve italiane dhe shqiptare për të prodhuar rezultate të rëndësishme.
“Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë. Kemi shumë gjëra që po i realizojmë së bashku dhe mesazhi im është që Italia në Shqipëri ekziston”- u shpreh ambasadori italian.
Kryetari spakut po si ske turp e del e flet po ju keni te gjitha ne dore si ti kapni kriminelet e te gjithe ajdutet. Sa e sa here ka sjelle dosje italia per njeres qe jane goxha te fuqishem si miqete e tu pershembull ata te dursit ata te vlores te fierit apo ska gje kap fakirat turp tu vi ty e ministrit te brendshem vini kamera ne cdo cep te shqiperis sic e ka gjithe bota dhe i keni te kapur jo iku e sla gjurem dhe tani i kapni po nuk doni se jeni maskarenj
Përgjigjushefi i synetlliqeve je katandis o lumadh edhe pse me rroge 10 mil ne muaj...
PërgjigjuTe vetmit njerez qe e marrin rrogen kot, Spak(Kaps), dhe BKH, ilaqe ju bafshin ato rroga qe kan.
PërgjigjuShumë shqiptarë po mendojnë se SPAK është strukturuar e vajisur nga mafia shqiptare në bashkpunim me atë ndërkombëtare dhe prandaj Shqipëria po zbrazet çdo ditë e me tepër......edhe realiteti ne veri të Kosovës apo programi destruktiv në Shqipëri,që merr shkas nga reagimi i mbështetësve te Salihut+Like më 12 Nëntor,çojnë ujë në remën e mafies dhe korrupsionit politiko-shtetëror shqiptar këndej e matanë kufirit. Këto janë beteja te mafies e korrupsionit shtetëror në kurriz të shqiptarëve të varfëruar e të zhgënjyer. Nëse kjo betejë do të fitohet nga e keqia e sipërme shqiptarët e kanë të sigurtë edhe një shekull vuajtje e varfëri.
PërgjigjuArben Kraja eshte kryeprokuror apo gazetar i atashuar prane SPAK. Eshte bere si Artan Hoxha dhe asgje konkrete ne zbatim te ligjit. Te ktheje mbrapsht rrogen dhe privilegjet qe ka marre nga populli me i varfer i europes. Arben Kraja dhe Spak deshtimi i madh i reformes.
PërgjigjuPo normal se shitet në Dubai, aty ështé qendra tregtare serbo-shqiptare me padronët Vucici dhe Edvin shkjau shqipfolës! Drog , trafikim me qenie njerzore prostitucion me vajza shqiptare e qfar jo tjeter.
Përgjigjuspak leshi...nje flluske sspuni....
Përgjigju