Kronikë

Dumani: Prokurorët e SPAK të rikandidojnë pas mandatit 9-vjeçar, jo riemërim! Vlerësimi të bëhet në bazë të performancës

14 Prill, 12:10| Përditesimi: 14 Prill, 13:34

  • Share

Në raportimin e tij vjetor për vitin 2024, kreu i SPAK Altin Dumani kërkoi që prokurorëve të posaçëm t’u jepet mundësia të rikandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

Sipas Dumanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë nëse prokurori përkatës që rikandidon ka bërë një punë të mirë gjatë 9 viteve, për t’i dhënë mundësinë e një mandati tjetër.

“Në mbarim të mandatit 9-vjeçar, prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me Prokurorët e Juridiksionit të Përgjithshëm që duan të bëhen pjesë e SPAK. Në këtë mënyrë vlerësojmë se realizohet edhe rinovimi i kolektivit të SPAK, por bëhet e mundur edhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit. Përmes kësaj formule, prokurët e SPAK të kenë mundësi të rikandidojnë, t’u thuhet nëse nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit performanca juaj gjatë këtyre 9 viteve nuk është e tillë sa të japë një mundësi të dytë. Të kenë mundësi që në përfundim të mandatit 9-vjeçar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. Unë jam për variantin e parë që prokurorët e posaçëm në përfundimin e mandatit t’u jepet mundësia për rikandidim për një mandat tjetër në SPAK. Të rikandidojnë, jo riemërim“, u shpreh Dumani.


Lajmi kryesor:

Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?