Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s

Sport

Kreu i UEFA-s, Ceferin: Të gjithë të kënaqur me formatin e ri të Champions League, Superliga nuk ekziston

11 Prill, 15:57| Përditesimi: 11 Prill, 15:59

  • Share

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dha një intervistë për Sky Sport përpara ndeshjes mes Celje dhe Fiorentinës në kuadër të Conference League, ku preku disa tema të rëndësishme nga futbolli evropian.

‘’Për shanset e Celje në Conference League

Ka një atmosferë fantastike në Celje. Rreth 25% e banorëve të qytetit janë në stadium për të ndjekur këtë sfidë. Shpresoj që skuadra të ketë një mundësi për të kaluar më tej, edhe pse Fiorentina është një ekip shumë i forte.

Për presidentin e Fiorentinës, Rocco Commisso

Rocco është një pasionant i vërtetë i futbollit. Nganjëherë e shoh aq nervoz në tribunë sa më shqetëson për shëndetin e tij. E kam takuar në të dy finalet ku ka luajtur Fiorentina. Nëse kalojnë Celje, mund të shkojnë sërish deri në fund. Është një skuadër shumë e mirë dhe mendoj se kanë një shans real për të fituar.

Për formatin e ri të Champions League

Të gjithë, përveç kritikëve të zakonshëm, janë shumë të kënaqur me formatin e ri të Championsit. E kemi bërë kompeticionin më interesant. Java e fundit e fazës së parë ishte elektrizuese, çdo gol ndryshonte renditjen. Jo vetëm Championsi, por edhe Europa dhe Conference League janë bërë më tërheqëse me këtë sistem me grup unik.

Për rëndësinë e barazisë dhe mundësive për të gjithë

Këtë e shohim edhe këtu, ku një skuadër nga një qytet me vetëm 50 mijë banorë ka arritur mes 8 më të mirave. Në Champions League, Aston Villa nuk kishte shkuar kaq larg prej 40 vitesh.

Për Superligën Evropiane

Superliga nuk ekziston. Fjala e fundit për të është thënë prej kohësh”, përfundoi Ceferin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?