Kreu i Këshillit Suprem të Shëndetësisë në Itali, Franco Locatelli në një intervistë për Sky Tg24 tha se pasha virale e koronavirusit është më e ulët falë edhe përdorimit të maskave.
"Pacientët aktualë duket se kanë më pak rrezik për të humbur jetën. Ulja e numrit të subjekteve që janë të infektuar dhe ashpërsia e manifestimeve klinike "i referohet asaj që quhet ngarkesa virale, d.m.th. numrit të kopjeve të Covid që strehohen në një person të infektuar"
Ulja e infeksioneve dhe fakti që ne përdorim pajisje personale mbrojtëse gjeneron "një lloj rrethi me të cilin sa më i ulët të jetë ngarkesa infektive, aq më e ulët do të jetë edhe tek ata që infektohen". Për këtë arsye, sot pacientët janë dukshëm më pak seriozisht të kërcënuar. "Akoma nuk kemi asnjë provë "se ekzistojnë" mutacione që në një farë mënyre kanë ulur fuqinë agresive të virusit".
Aftësia e Sars-Cov-2 për të infektuar është më e lartë tek pacientët me simptoma, por të dhënat tregojnë që edhe ata pa simptoma "mund të infektojnë", shtoi kryetari i Këshillit Supior të Shëndetësisë duke komentuar lajmet e publikuara ditët e fundit nga Organizata Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e cila ka gjeneruar shumë mendime të kundërta midis ekspertëve.
"Ka - shpjegoi Locatelli - botime shkencore që dokumentojnë se edhe në subjektet asimptomatike ngarkesa virale është dukshëm e lartë dhe për këtë arsye asimptomatikët sigurisht që kanë mundësinë e infektimit. Pastaj - shtoi ai - është e qartë se ngarkesa virale ka tendencë të jetë më e lartë në subjektet simptomatike, dhe për rrjedhojë potenciali për të transmetuar virusin është më i madh, por kjo nuk do të thotë që asimptomatik nuk mund të transmetojë infeksionin "