Kronikë

Kreu i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej: Barinjtë po na vënë zjarrin! Vështirësia për fikjen në zonat malore

27 Korrik 2021, 18:43| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 19:10

  • Share

Zjarret nuk janë thjesht pasojë e temperaturave të larta, por vatra të qëllimshme nga barinj apo nga persona në konflikt pronash. Kjo situatë prezantohet nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej.

'Në përgjithësi zjarret ne mendojmë që janë të qëllimshme dhe kjo lidhet me barinjtë, kjo lidhet në emër të përfitimit të tokave kjo lidhet ndoshta dhe me konflikte pronash dhe këto duhet të jenë si të thuash ajo  pjesë që na mërzit dhe na shqetëson më shumë sepse janë të qëllimshme.'- u shpreh Dedaj.

Por ka dhe raste të veçuara, dhe zjarret janë pasojë e pakujdesisë njerëzore.

 'Ka dhe raste siç ka qenë mendojmë ky i Tomorrit, që kanë qenë njerëzit që mbledhin bimë mjekësore dhe që natën për tu ngrohur ndezin zjarr dhe nuk janë të kujdesshëm për ta fikur zjarrin dhe në momentin që ai është i ndezur era bën të vetën për shpërndarjen e shkëndijave. Ne nuk kemi akoma njerëz të dënuar ose janë shumë pak njerëz të dënuar që janë kapur dhe që janë gjetur që ka pasur zjarrvënie me dashje.'- tha Dedaj.

Dedej tregon se ku situata ka qenë me kritike ditët e fundit.

'Gjatë fazës së parë patëm një zjarr goxha të madh në malin e Tomorrit që është park kombëtar, zjarr i cili zgjati shumë gjatë. Zjarr tjetër ka qenë në  Divjakë dhe ne arritëm ta kapim në kohë. Por dhe në Valbonë patëm një rast zjarri që u kap në kohë dhe që ne arritëm ta ndalonim.'- tha Dedaj.

Vështirësia më e madhe në fikjen e zjarreve është në zonat malore për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

'Në përgjthësi në zonat tona malore ne e kemi të vështirë të punojmë për fikjen e zjarrit pasi janë zona që nuk arrihen dot as me këmbë. Këto zjarre në zonat e larta sjellin problematikë poshtë sepse trungjet e djegur ose shkëndijat zbresin poshtë dhe atëherë zjarri merr një situatë më problematike.'- u shpreh Dedaj.

Drejtori i AKZM tregon se aktualisht një vatër zjarri që vijon të jetë aktive është në majën e Krujës, vatër që u izolua njëherë por nga era dhe nga nxehtësia u riaktivizua.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?