Kreu i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ambasador i Serbisë në SHBA

8 Tetor 2020, 17:22| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 17:26

  • Share

Ministri për Kosovën, Marko Gjuriç emërohet ambasador i Serbisë në SHBA.

Ky është vendimi i sotëm i qeverisë në Beograd, e cila gjatë mbledhjes së sotme ka liruar Gjuriç nga posti i mëparshëm.

Marko Gjuriç ka qenë në krye të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që prej vitit 2014.

Gjuriç ka qenë gjithashtu edhe kreu i ekipit negociator të Serbisë për Kapitullin 35 në procesin e negociatave për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai ishte gjithashtu pjesë e delegacionit serb në takimin Beograd-Prishtinë zhvilluar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi firmosi dekretin për largimin nga detyra të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?