Nedim Bajrami në aksion

Kreu kalon nga Ukraina, Kombëtares i duhen tri pikë nesër! Llogaritë dhe kombinimet e Grupit B1

18 Nëntor, 10:56| Përditesimi: 18 Nëntor, 11:00

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të martë në orën 20:45 kundër Ukrainës në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, sfida e fundit kjo që është deçizive për kreun e grupit.

Pas barazimit 0-0 me Çekinë, tanët mbajnë vendin e tretë me kuotë të njëjtë pikësh me Gjeorgjinë (7) dhe lënë pas Ukrainën me pesë. Në krye Çekia me tetë pikë që pret në Pragë skuadrën e Gjeorgjisë në një ndeshje direkte, ku tanët kërkojnë të përfitojnë.

Por si qëndrojnë llogaritë në ndeshjet e fundit, kjo në bazë hipotetike të rezultateve të mundshme në dy sfidat.

1.     Nëse Çekia dhe Shqipëria fitojnë, Çekia ngjitet në Ligën A, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

3.     Nëse Çekia fiton dhe Shqipëria dhe Ukraina barazojnë, Çekia ngjitet në Ligën A, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

4.     Nëse Çekia fiton dhe Ukraina fiton, Çekia promovohet në Ligën A, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës A/B ndërkohë Gjeorgjia dhe Shqipëria do të vendosin se cila do të jetë e treta në bazë të kritereve (diferenca e golave, golat e shënuar, golat e shënuar në transfertë, fitoreve në grup, fitoreve në transfertë, të cilat do të favorizonin Shqipërinë).

4.     Nëse Gjeorgjia dhe Shqipëria fitojnë, Gjeorgjia dhe Shqipëria do të konkurrojnë për vendin e parë dhe të dytë në bazë të diferencës së përgjithshme të golave, golave ​​të shënuar në total, golave ​​në total të shënuar jashtë fushe, fitoreve në total dhe fitoreve jashtë fushe (është e favorizuar Shqipëria). Çekia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

5.     Nëse Gjeorgjia fiton dhe Shqipëria dhe Ukraina barazojnë, Gjeorgjia ngjitet në Ligën A, Republika Çeke konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

6.     Nëse fitojnë Gjeorgjia dhe Ukraina, Gjeorgjia promovohet në Ligën A, Republika Çeke konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Shqipwria zbret në Ligën C.

7.     Nëse Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë dhe Shqipëria fiton. Shqipëria ngjitet në Ligën A, Çekia konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.

9.     Nëse Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë dhe Ukraina fiton, Çekia ngjitet në Ligën A, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Shqipëria zbret në Ligën C

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?