Kronikë

Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit

24 Mars, 09:01| Përditesimi: 24 Mars, 09:14

  • Share

Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku një kamion shihej duke kryer manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ka reaguar policia. Drejtuesi i kamionit është gjobitur me 20 000 të rinj.

"Në lidhje me një video të publikuar  në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se: 

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.", njofton policia.

 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesi: 24/03/2025 10:05

    Ae kishte patenten përkatëse kamionisti ? Mos ishte pa patentë si ai i betonjerës që vdiqen 4 jetë njerëzish.Jo 20,000 mijë po 200,000 lekë që heren tjetë që mos ta përsëritur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?