VIDEO/Kreu manovra të rrezikshme me makinë, ndëshkohet me gjobë shoferi në Burrel

23 Janar, 15:53| Përditesimi: 23 Janar, 16:03

  • Share

Në mes të ditës në qytetin e Burrelit shihen këto pamje, që janë rrezik edhe për qytetarët jo vetëm për drejtuesin e makinës. 

Pasi kanë parë shoferin duke kryer manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, qytetarët të shqetësuar kanë telefonuar policinë e cila e ka identifikuar dhe e ka gjobitur me 40.000 lekë të rinj.

"Shëbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas telefonatave të bërë nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit në qytetin e Burrelit, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i kontrolleve, është konstatuar dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesi sëbashku me automjetin që kryente manovra dhe shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit me masë administrative 40 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal", njofton policia.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?