Kronikë

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’ dhe i doli para kamionit, gjobitet shoferi (VIDEO)

9 Qershor, 11:51| Përditesimi: 9 Qershor, 12:02

  • Share

Lezhë- Policia rrugore ka gjobitur me 100 mijë lekë një shofer i cili kreu parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara shoferi i del para edhe një kamioni duke u bërë kështu edhe burim aksidenti.

Përmes njoftimit zyrtar blutë ftojnë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo drejtues që hasin duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqej një automjet që kryente parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.           

Nga verifikimet, u identifikua drejtuesi dhe pronari i automjetit, shtetasi A. V., banues në Laç. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë, për shkeljen e kryer.      

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?