Kronikë

Kreu parakalim të rrezikshëm në urën e Matit, shoferi gjobitet me njëqind mijë lekë 

4 Korrik, 14:00| Përditesimi: 4 Korrik, 14:41

  • Share

Policia Rrugore e Lezhës ka gjobitur me njëqind mijë lekë drejtuesin e një automjeti.

Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shoferi duket se bën një parakalim të rrezikshëm në urën e Matit duke rrezikuar edhe qytetërt e tjerë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen në Facebook “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqej një automjet që kryen parakalim të rrezikshëm, në urën e Matit, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.        

Nga verifikimet, u identifikua drejtuesi, shtetasi B. M., banues në Laç. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, për shkeljen e kryer, ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.    

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?