Kreu punime edhe pse gjykata kishte dhënë vendim pezullimi, nis hetimi i zyrtarëve dhe pronarëve të firmës 'Kalisi Hidropower'

10 Tetor 2020, 12:07| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 12:24

  • Share

Prokuroria e Kukësit, prej muajit korrik 2020 ka nisur një hetim penal kundër veprimeve të paligjshme të kompanisë koncesionare “Kalisi Hydropower” sh.p.k., e cila nëpërmjet skemës së Partneritetit Publik Privat, ka lidhur me ministrinë një kontratë koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve, “Veleshica 1” dhe “Veleshica 2”. Dy objektet po ndërtohen mbi lumin Veleshica që ndodhet mes zonës së Kukësit dhe Dibrës, dhe është degë përbërëse e lumit Drini i Zi. Pikërisht në këtë zonë, kryeministri Edi Rama, ka paraqitur dhe projektin e hidrocentralit të Skavicës, që nëse ky projekt do bëhet realitet atëherë baseni ujëmbledhës i Skavicës, ka shumë gjasa që të përmbytë investimin që po kryen kompania “Kalisi Hydropower” mbi dy hidrocentrale.

Kompania koncesionare “Kalisi Hidropower”, është formuar nga bashkimi i operatorëve “BE-IS Sh.p.k” dhe “EL-PROM Sh.p.k”. Mësohet se kallëzimit të bashkisë Kukës, i është shtuar dhe një material hetimor, i mbërritur nga policia e Kukësit, e cila ka referuar në prokurori dokumentacion, për ndërtim të paligjshëm dhe kryerje të punimeve në kundërshtim të një vendimi të gjykatës Administrative në Tiranë, vendim i cili është marrë në datën 5 dhjetor 2018. Ky vendim, i marrë nga treshja e gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj, Arjan Qafa dhe Bernina Kondi, urdhëronte pezullimin e lidhjes së kontratës për dhënien e konçesionit të HEC Veleshicë dhe automatikisht ndërpriste dhe fillimin e punimeve në teren.

Por vendimi i gjykatës së Apelit Administrativ, nuk është respektuar nga kompania koncesionare “Kalisi Hydropower”, e cila ka vijuar punimet në kundërshtim, me vendimin e gjykatës por edhe në kundërshtim të një kontrate qiraje me Bashkinë Kukës, e cila i jepte për një periudhë 1 vjeçare në përdorim një fond pyjor publik për shtrirjen e tubacionit dhe kanalit me qëllim ndërtimin e HEC Veleshica 2.

Megjithëse kjo kontratë qiraje, ka përfunduar brenda periudhës një vjeçare, kompania koncesionare “Kalisi Hidropower”, ka vijuar punimet mbi këtë fond pyjor, duke mos kryer rinovimin e kontratës së qirasë. Lidhur me këtë çështje prokuroria e Kukësit, prej muajin korrik, ka nisur një hetim penal, ku gjatë kësaj kohe janë marrë në pyetje disa persona. Ndërkohë janë thirrur për të dëshmuar në prokurori dhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të cilët në datën 18 korrik 2018, kanë lidhur një kontratë koncesionare me kompaninë “Kalisi Hydropower”. Për të dhënë dëshmi në prokurori janë thirrur dhe zyrtarë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Kërkesa e Bashkisë Kukës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adnan: 12/10/2020 22:23

    Safet Gici ska lene biznes pa gjobit ne Kukës.. con policat bashkiak e inspektorat e bashkise.. ben presione me gjoba dhe u merr lek.. edhe neper fshatra ka shku te vu gjoba e te kercenu njerez me burg... Mos i jepni asnji lek ktij hajduti

    Përgjigju
  • Ervis Palushi: 12/10/2020 08:57

    Kete presion po e ben Safeti me krejt bizneset e rregullta ne Kukes.. u kerkon lek, dhe kur nuk pranojne, ben presione te tilla..ju si media duhet ta investigoni safet gjicin sepse ka me shume se nje vit qe ben presione te tilla... dhe ka arrit tju beje dhe juve insturment te vetin..

    Përgjigju
  • halili: 11/10/2020 23:57

    I gjithe kuksi e din historine e ketij heci ,i cili eshte me leje ndertimi te dhene nga kjo qeveri por Safeti kerkon 100 milion leke qe ti lere rehat sic po ben me gjithe hecet dhe minierat ne kukes. Asnji kuksian sesht anku per qket hidrocentral veq safeti si don lekt. Po ngelin pa pune njerzit qdo dit se mbyllen bizenset qe nuk pagujn haraqin te 'BABA I KUKSIT".

    Përgjigju
  • Klenat rrapo: 10/10/2020 21:45

    Ky eshte nje presion i Safet Gjicit, kryetar i bashkise kukes pasi i ka kerkuar nje shume te madhe parash investitoreve qe nuk kane rene dakort, pasi ky investim po behet vetem me fonde private te nje subjekti te ndershem njihet si i djathte dhe eshte presion i paster. Ky koncesion eshte i pajisur me te gjitha lejet e nevojshme per te zbatuar kete projekt.

    Përgjigju
  • Sifi: 10/10/2020 12:48

    Ministria e energjetikes dhe infrastruktures eshte me pa rregullta persa i perket projekteve dhe kontratave kncensionare duke futur dhe kancerin e midelit PPP me kosto stratosferike qe me shume i bejne dem vendit se sa ndihmojne te zhvillohet vendi .Nese gjykata jep vendim te formes se prere ,duhen marre masa deri penale ndaj shkelesve te ligjit .Shqiperia nuk eshte vend pa zot ku zyrtaret e korruptuar ta perdorin si ciflig

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?