Kreu vizitat mjekësore te PSG, Barça bllokon lëvizjen e Dembele dhe e kthen në Spanjë

7 Gusht 2023, 16:36| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 16:40

  • Share

Pritej vetëm zyrtarizimi, pasi vizitat mjekësore u kryen me sukses në Paris, por Ousmane Dembele është kthyer sërish te Barcelona. Paris SG nuk ka mundur dot të kompletojë transferimin e lojtarit për 50 milionë euro, pasi klubi katalanas po i vonon qëllimisht dokumentacionin. Kjo sepse Barcelona kërkon të përfitojë më shumë nga ikja e Dembele-s, ose ta bllokojë qëllimisht atë për shkak të mënyrës sesi veproi Paris SG dhe vetë lojtari.

Klauzola përcaktonte se 25 milionë do shkonin për Barcelonën dhe 25 milionë komisione për agjentin e futbollistit, por klubi katalanas ka kohë deri më 21 gusht për të dorëzuar dokumentacionin. Qëllimisht drejtori sportiv i katalanasve po humbet kohë, për të detyruar Paris SG që të paguajë më shumë. Barcelona kërkon të provojë se marrëveshja është mbyllur pas 1 korrikut, ndaj nëse ia del duhen 100 milionë euro për Dembele-n. Megjithatë për momentin ka një ngërç që nuk i shkon për shtat Paris SG, që ka ndërprere çdo marrëdhënie me Mbappe-n. Sakaq Dembele është detyruar të udhëtojë në Katalonjë dhe të stërvitet me Barcelonën pavarësisht se Xavi dhe lojtarët e tjerë nuk e duan në ekip, pasi vendosi të shkonte te Paris SG.

Ndërkohë Tottenham është përforcuar në mbrojtje duke blerë talentin e Wolsburg Micky van de Ven. Holandezi ka qenë të dielën në Londër ku ka kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa për kartonin e tij gjermanët kanë fituar 50 milionë euro.

Sakaq një tjetër lojtar i Seria A do transferohet në Arabinë Saudite. Teksa nuk ishte diskutuar më parë, Al Ahli që po kompelton edhe blerjen e Frenk Kessie, ka siguruar edhe mbrojtësin e Romës Roger Ibanez. Për kartonin e brazilianit arabët kanë paguar më shumë se 30 milionë euro.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?