Një i ri është vënë në pranga pasi kishte vjedhur në një banesë dhe në një dyqan ne Peshkopi.Në momentin e arrestimit 28-vjeçarit iu gjet edhe kanabis me vete.
Një 28-vjeçar me iniciale F.K, ka rënë në prangat e bluve të Dibrës për shkak të dy vjedhjeve që kishte kryer në një banesë dhe në një dyqan në Peshkopi.Pronari i dyqanit dhe i zoti i banesës ku i riu kishte kryer vjedhje, kishin bërë denoncim më herët.
Nga të dhënat paraprake u njoftua gjithashtu se në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën 28-vjeçarit një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.