Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico

‘Krevat dopio në zyra luksoze?’, QSUT hedh poshtë akuzat: Po investojmë për Spitalin e Ri, balta e hedhur nuk do të na demotivojë

4 Korrik 2022, 15:26| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 16:07

  • Share

TIRANË- Pas denoncimit të bërë nga Sali Berisha se drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj, ka ardhur edhe reagimi zyrtar, ku e mohojnë kategorikisht një gjë e tillë. Në reagimin e tyre thuhet se nuk ka asnjë tender për mobilimin e zyrave, duke thënë se kjo bëhet me qëllim për të hedhur baltë mbi institucionin.

Ato sqarojnë se tenderi është për shkak se spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore.

“Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT.Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.

Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”, shkruan QSUT.

Një reagim i tillë vjen si përgjigje për akuzën e bërë nga Sali Berisha në seancën e së enjtes në Kuvend, i cili tha se drejtoresha e QSUT-së, ka porositur krevat dopio në zyrën e saj. QSUT ka hapur një tender me vlerën totale 147,8 milion lekë, rreth 1,2 milionë euro ku ka kërkuar të pajisë zyrat me krevat dopio si dhe karrige me tapiceri lëkure origjinale natyrale, me shpinore të lartë dhe rezistente ndaj zjarrit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?