Memli Krasniqi me një nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së

Kosova & Rajoni

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi viziton familjen e ish-liderëve të UÇK-së: Kosova pret kthimin e tyre triumfues

4 Korrik 2021, 22:04| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 22:12

  • Share

KOSOVË- Një ditë pasi u zgjodh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar familjarët e ish-krekrëve të UÇK-së. Krasniqi ka shkuar sot nga Buroja në Mitrovicë për të takuar prindërit e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Për Krasnqin, qytetarët kosovarë mburren me Thaçin e Veselin dhe mezi presin kthimin e tyre triumfues.

"Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare - i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim - e drejtë, e pastër dhe fitimtare", shkruan Krasniqi.

Memli Krasniqi u zgjodh ditën e djeshme kryetar i PDK me 469 vota pro dhe vetëm 7 kundër. Në një garë, pa asnjë kundërshtar për ish-reperin e njohur me një karrierë të gjatë politike, nuk ishte e vështirë të siguronte rolin e kreut të partisë opozitare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?