Në një bashkëbisedim me gazetarët, deputeti gjerman Krichbaum tregon arsyen pse ndodhet në Shqipëri
“Për të shmangur keqkuptimet e vizitës time. Jam këtu se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet. Nuk ka rëndësi se kush përmendet, Basha apo Berisha. Sa i përket përmbushjes së 15 kushteve, në këtë kontekst, struktura që unë kam të bëj, janë strukturat e integrimit. Fokusi i vizitës time ishte i ndryshëm nga ai dy pyetjeve të fundit. Janë 35 kapituj të veçantë, që duhet të plotësohen.”, tha deputeti gjerman.
Ai është zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit CDU/CSU në PE.
Lajmi kryesor:
Berisha në hetim për korrupsion/ Deputeti gjerman, Krichbaum: Rëndojnë akuza të rënda! SPAK po lufton të paprekshmit, duhet mbrojtur jo sulmuar
S.G//ReportTv.al