Krifca: 33 462 fermerë kanë marrë kartën e naftës pa taksa

3 Gusht 2023, 14:55| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 14:59

  • Share

Mbi 33 mijë karta të naftës falas janë të shpërndara deri tani për fermerët në mbështetje të bujqësisë. 

Sipas ministrës Frida Krifca 33 462 fermerë janë të mbështetur me naftë falas. Sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me vitin 2021, këtë vit numri i aplikantëve në skemën e naftës pa taksa për bujqësinë është më shumë se dyfish, nga sa ishte një vit më parë. Çka tregon se, fermerët kanë rritur besimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes.

Përmes kësaj mase, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë pa taksa  për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?