Banka Botërore ka publikuar në faqen zyrtare një video kushtuar ndryshimeve klimetarike dhe për herë të parë përgatitjen e hartave të nxehtësisë. Duke qenë se vera e vitit 2023 ishte ndër më të nxehtat me të cilat është përballur edhe vendi ynë, është e nevojshme të ndërmerren vendime bazuar në këto ndryshime klimatike
Me mbështetjen e Bankës Botërore, komunitetet lokale në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë po përgatisin hartat e nxehtësisë në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve në kuadër të këtyre zhvillimeve.
“Ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e temperaturave ekstreme në qytetet shqiptare ????????, sidomos me kirjimin e ishujve të nxehtë urbanë. Me mbështetjen e Bankës Botërore, komunitetet lokale në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë po përgatisin hartat e nxehtësisë. Këto harta përcaktojnë zonat e cenueshme, duke kontribuar në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve. Të punojmë së bashku për t'i bërë qytetet tona elastike dhe të qëndrueshme”- thuhet në shkrimin që shoqëron videon e publikuar nga Banka Botërore.
Këto harta ndihmojnë në identifikimin e zonave më të nxehta dhe udhëzojnë për politikat që duhen ndërmarrë. Por fushata e përgatitjes së hartave të nxehtësisë shkon përtej mbledhjes së të dhënave vetëm. Ajo është realizuar nga të rinjtë dhe ndihmon komunitetet për t’u angazhuar për një Shqipëri të qëndrueshme.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet se në Tiranë po ndërmerren politika për të rritur hapësira e gjelbërta dhe gjithashtu ndërmarrjen e politikave të tjera të nevojshme për t’i bërë ballë ndryshimeve klimatike që prekin edhe vendin tonë.