‘Shteti Bektashi’, Rama: Padija ekstreme e kritikëve më bind se duhet realizuar! Por nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë

25 Shtator, 07:23| Përditesimi: 25 Shtator, 12:15

  • Share

Kritikave të ditëve të fundit lidhur me krijimin e Urdhrit Bektashi dhe një entiteti sovran brenda Tiranës, kryeministri Rama u dha përgjigje sot në një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Reagimet ai i quajti çudira që tejkalojnë çdo fantazi dhe ligësi të pritshme.

‘Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.

E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!

Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.’- shkruan Rama.

Ai i fton kundërshtarët të njihen me faktet dhe kontributet e komunitetit bektashi dhe krijimi i një entiteti të tillë do të ulte rrezikun e tkurrjes së tyre.

‘Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota. Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale - pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre - komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim.

Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.’- nënvizon kreu i qeverisë.

Sipas kreut të qeverisë, të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë.

‘Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.’- përmbyll Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirela: 27/09/2024 08:08

    Ne pamje te pare eshte Nje projekt i mire si gjith iniciativat qe marrim ne shqiptaret edhe pastaj si dihet si shkojn,them kshtu spese varet nga ideali i ksaj zgjidhje e kjo per mu eshte edhe Nje shpetim te ktyre ideatoreve nga kausi qe Kan kriju ne tiran e ne te gjith shqiperin.qe te jesh Nje shtet bektashian duhet ta fillosh nga e para Pra mos te kesh asnje keqekuptim ne perdorimin e kesaj teorie.

    Përgjigju
  • Meri: 25/09/2024 15:56

    Edi Rama,e konsideron Shqipërin pronë të vetën,për popullin nuk ka asnji llojë respekti,na konsideron injorant dhe të paditur.

    Përgjigju
    • Lushka: 25/09/2024 20:17

      Normale qe ashtu eshte. E mbani mend saliun e jozin kur thonin per Shqiperine qe ja ka kaluar Gjeramnise nga pikpamja ekonomike. Ja urdheroni shtet brenda shtetit. Se ky ja mbylli popullit te gjitha vrimat qe kishte.pa nje shoqeri civile pa nje opozite (jo kjo aktualja se nuk quhet parti)nuk behet ky vend jo. Ne vend te hapi shkolla dituri arsim te disiplinoj rrugacet hap qendra fetare ku injoranca te pushtoj kombin me shum se ce ka pushtuar. Gjen shesh e ben pershesh. Nese ngul kembe ky jo behet por ishalla marrim pasaporten e takohemi me te madhin zot. Inshallah...

  • Athanosious: 25/09/2024 15:00

    Direkt pavarsi për Himarë, Mirditë, Shkodër dhe Korçë. Secili pjesën e vet meqë paska shkuar puna kështu. Do ishte e drejtë për secilin grupim krahinor të ketë këtë të drejtë derisa po i jepni një grupimi fetar të nderuar, të drejtën për shtet të pavarur. Hajt se ia arrite të na copëtosh megaloman i pa skrupullt.

    Përgjigju
  • redi: 25/09/2024 13:51

    Krijimi i shtetit bektashij nuk eshte i nevojshem fare pasi dhe keshtu sic jemi harmonia fetare eshte simboli me i mire i bashkejeteses fetare . Perse duhet ky shtet vetem larmadheria e tij zoti Rama e di . Konflikt fetar Shqiieria as ka pas dhe as do kete . Kujtojme vargjet e arta te nje katliku si Pashko Vasa ku thote feja e shqiptarit eshte shqiptaria . Vetem ky varg i hedh poshte te gjithe idete per ndarje fetare

    Përgjigju
  • Eddy: 25/09/2024 13:25

    Jam mbeshtetes i flakte Rame, po me kte e ke dhi fare, leje mo.

    Përgjigju
  • Dyli: 25/09/2024 13:20

    Si duket jane pjekur bashke injoranca verbuese me degjenerimin akut baza mediokrre e ketij shtojce te kote te bashkepunimit njerzo qe rreket te na binde sot, ndryshe nga dje e pardje, se menyra me e mire per te mbrojtur "jetimin" komunitet bektashi nga titanet globale qenka shteti i komceptuar sipas fytyres se vet te shemtuar, sorres dhe sorrave te tjera kudo qe ti kete.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 25/09/2024 11:44

    Shqiperia ka mijera probleme per te zgjidhur! Nuk eshte shtruar asnjehere nje "problem" i tille. Ata vete nuk e kane kerkuar. Kjo sjellje quhet"mania e protagonizzmit"! Ne kemi nje SHTET LAIK.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 25/09/2024 11:14

    Naim Frasheri nuk ka shkruajtur dhe luftuar per shtet Bektashi. Koncepti shtet apo pavaresi eshte kunder bektashizmit. Jam vet Bektashi dhe nuk njoh asnje qe eshte i interesuar. Ne shtet kemi Shqiperine qe eshte kombi yne. Eshte vertet e turpshme qe figura e poetit kombetare te perdhoset e te perdoret per politike. Merru me problemet e shqiptareve dhe leri keto ide qe nuk te takojne. Lerua keto ide atyre qe merren me fene e me historine. Me vjen keq qe je kthy ne gjitholog.

    Përgjigju
  • bektashi: 25/09/2024 10:46

    dmth io rame, po te dolem kunder ty, jemi te gjithe te paditur. po ti si piktor, nuk ke pyetur as historianet qe te ndjekin nga pas e jo me te tjeret qe te iluminohesh ndopak. po mire e ke ec ne kete rruge se drejt do ikesh

    Përgjigju
  • Baba: 25/09/2024 10:43

    Era tradhti

    Përgjigju
  • Doktori: 25/09/2024 10:17

    Patjetër që është çudi, madje lajthitje, por jo ligësi.

    Përgjigju
  • reni: 25/09/2024 10:09

    Vellezrit Frasheri nuk kane luftuar per shtet Bektashi por per Shtet Shqiptar dhe duhet ta kesh te qarte sa e veshtire ka qene ne ato vite te beje bashke shqiptaret qe ishin me Shume fe dhe ide. Ndaj ishte shprehja Pa dallim feje krahine dhe ideje.

    Përgjigju
  • dita: 25/09/2024 10:05

    Te gjithe e dime se Kryegjyshata e bektashinjeve eshte ne Shqiperii, a duhet ti japim ze kesaj ???, per ta ditur gjithe bota se ne shqiperi ndodhet kjo??, Une mendoje duhet te zgjohemi kete asset ta veme ne dukje.me Shtet Sovran , me shtet gjysem sovrane apo nje statutes tjeter duhet ta lencojme ne bote.

    Përgjigju
    • dita: 25/09/2024 11:34

      Nuk na duhet shtetit , para mendje tende , ruaj trurin mos u shkallo se i duhesh familjes, Mua nuk me bene fare po fare cfare do hehet me kete shtet, pse mos na pret bota mund te jete edhe nje lajme i mire qe mund te na kene zeli bota per kete shtet.

    • Emigranti: 25/09/2024 11:17

      Se sheh ti bota po na pret ne dhe baba Mondin ti ndricoj e ti lancojme. Ktu jam une njerezit po shkallojne nga mende per kete shtet te ri bektashiane... Po ca jane kto? Kjo eshte thjesht nje lajthitje e Rames, nuk eshte hera e pare.

  • Emigrante: 25/09/2024 09:07

    Ke kohe qe je bere banal. Po te njejta gjera. Kesaj radhe ke haruar komunizmit. "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ". Ju anti komunistet pasi shkaterruat shtetin,gjuhen,natyren,token,industrine e bujqesine Shqiptare te ngritur me aq mund nuk ju ka mbetur gje tjeter ..do ti fusni helmin edhe bashkejetes fetare . Kokrra e legenit !

    Përgjigju
  • Qytetar: 25/09/2024 09:06

    O i gjitheditur, idete “gjeniale” si kjo shkruhen neper programe elektorale para zgjedhjeve, nuk shpallen si fakt i kryer ne OKB. Hidhe ne referendum ndryshimin kushtetues qe propozon dhe zhduku nga politika kur ta marresh pergjigjen e shqiptareve. Edhe hiqi fotografite e Frasherlive se ata kane luftuar per shtet laik ne Shqiperi, jo per fantazi mesjetare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/09/2024 08:47

    Dihet kontributi i bektashinjve se bashku me kristjanet ortodoks e katolik per formimin e shtetit shqiptar Por nuk dihej mir qe kleri i fese myslimane ka qene kunder formimit te shtetit ton te perbashket Kjo shihet dhe sot qe te gjith hoxhallaret e kan mendjen nga arabia e turqia Dhe duket antishqiptarzmi nje grup hoxhallaresh kosovar e te maqedonis qe na ndyjn me antishqiparizmin e tyre Megithate jam kunder se shkerrmoajes se shtetit ton me minishtete fetare Para se gjitha ti o edvin nuk je padron i shqiperis dhe shqiptareve Ti je vetem nje governant provizot dhe duhet te pyesesh popullin per kete mendim Se ne te kundert quhesh tradhetar Vetem enver hoxha ishte patriot i vertet qe e donte vendin i tij te bashkuar Dhe mbyllja e institucioneve fetare ishte nje vendim i drejt i tij per bashkimin e gjith shqiptareve Dhe deri tani kemi vlag bashkimi vetem nga ai vendim

    Përgjigju
    • Andreas: 25/09/2024 12:31

      Dhe une jam kundra ketyre shteteve fetare..! Mbi te gjitha si shkruhet ne Kommentar Rama nuk vendos per fene e bektashi ! Populli shqitare nuk ka qene asnjehere i lidhur me fene ! Mua me Habit Rama me kete lajm, kam besuar se eshte nje kryeminister modern dhe shikon gjithmone shtetet moderne te zhvilluara si te arrije dhe shqiperia atje ! Jo ta fusi Shqiperi ne ne erresiren e disa pleqeve qe nuk Kane studiuar! Kjo do te ishte nje katastrofe per Shqiperine!!! Dhe me e keqja eshte qe Rama e thote ne okb. Mbrapa shpine te cdo shqipetari!!

    • Genci: 25/09/2024 11:02

      nuk me duket se eshte kaq e thjeshte me deklaratat ne shtypin e stambollit per paralelizim jo me shtetin e vatikanit por me shtetin Feto ne Shqiperi duke trembur edhe bektashet alevite ne Turqine e Anadollit. Sa per shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise ato fjale merri mbrapsht se per to jemi gati ti hapim kurdo dyert e shtepive dhe tu japim mundesi te zhvillohen si komunitete kudo qe te kene deshire ne vendin ame te Shqiptareve alidem e ku te duan e kupton dhe jo vetem si turiste sezonal si andel nga saranda

    • Kukesi: 25/09/2024 10:34

      Po e drejt. Feja ka qene , edht e do je te Perçarese perderosa esht ne dore te njerezve, se s’mund te gjykoj Perendite.

  • No Name: 25/09/2024 08:40

    Po pse jo Republike e Mirdites, e Himares apo e Vorio Epirit. Te gjitha keto treva kane qene te pavarura ne momente te ndryshme te historise. Kjo ideja e shtetit bektashi ne Ali Dem eshte ideja me antikombetare e 100 viteve te fundit. Eshte si te hapesh kutine e pandores, nga e cila do vershojne gjithe te keqijat.

    Përgjigju
  • vlonjati: 25/09/2024 08:36

    Bravo Greldi, k/ministri marrte shume nga ditet tuaja dhe shokeve tuaj por nuk lus nga te familjes tende. Ti iksh sa me pare qe te "rroje " sa me gjate Rama.Ardhte dhe ai direkt mbasteje.

    Përgjigju
    • Bravo: 25/09/2024 11:16

      Besoj ishte ironik djali.

  • Ska problem: 25/09/2024 08:22

    S'besoj qe te jete kaq e leht ,e thene ne mexhelisin e shtypit dhe politikes Shqiptare do ishte per konsum politik ose mish per hijenat e shtypit por e thene ne OKB fleh diku lepuri , ti si politikan ke nje ngfjashmeri me Esat pashen per ty pak ka rendesi populli qe po e braktis vendin ne menyre te frikshme apo mos ndoshta ka lidhje me emigrantet qe vijne nga lindja . Kete e di vetem ti dhe Erdogani . Persa i perket Vatikanit ku ti i referohesh eshte mbushur me histori nga srehimi i nazisteve kundrejt kundrejt floririt (syzeve e dhembeve )te cifuteve te masakruar ne kampe e deri pastrimi i financave te krimit te organizuar . Edhe pa keto flasim per nje shtet te krijuar me qindra vite perpara . ZOTI E RUAJT SHQIPERINE DHE BOTEN SE PER PLOITIKANET KJO KA MARRE TATEPJETEN

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 25/09/2024 08:12

    Z.Kryeminister.Megallomania e personalitetin tuaj qenkan e shkalles superiore.Shprehje e saj eshte cilesimi qe i beni per kete rast si injorante e te tjera ndaj atyre qe Jane ne kundershtim me bektashin tuaj mendor.Bektashizmi ,si fe ,si organizimin fetar nuk mund te identifikohet me veprimtarine pateiotike kombetare.Po,veprimtaria individuale e besimtareve bektashinj eshte e Tille,por Jo si bektashinj,por si shqiptare te besimit bektashiane.Pra Jane dy kendveshteime te ndryshe.Ke lexuar gje qe Naimi te shkruaje per bektashizmin ne Bageti e Bujqesi? Po ndonje deklarim se jam patriot se jam bektashi,katolik,ortodokse,myslymane?Jo,te gjithe thone se " feka e shqiptarit eshte shqiptaria,qe veprimtaria pateiotike qe sot trashegojme mbeshtet ne shqiptari e dhe Jo ne bektashizmin.Jane pa' mbeshtetje?Qe kur isha i Vogel ,kur ngjitesh ne fakt nga rruga Ali Demin hidrocentrali ,surreli...kalonim para kryegjyshates dhe e shihnim si vend te shemjte te paprekeshme.Pra qe atehere Ka patur mbeshtetje te shtetit.Kete e Kane patur kudo,sigurisht me problemet qe Kane kaluar,ndaj dhe u vendose ne shqiperi.Por " mbreterine e tyre" e Kane patur dhe sot e Kane me te gjitha strukturat.Ndaj nuk Ka arsye te shnderrohet ne shtet te pavarura nbrenda shtetit te pavarura.Kjo perben precedente te rrezikshem per teresine territoriale,nje veprim antipatriotik,antikombetare qe hap precedente coptimin,Jo uniteti.

    Përgjigju
  • Greldi: 25/09/2024 08:00

    Bravo zoti kryeminister, marrsh nga ditet tona!

    Përgjigju
    • Populli: 25/09/2024 10:47

      Marrte nga ditet e tua ishalla

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?