Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me idenë e krijimit të një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri.
Në një kohë kur në vend nuk ka konflikte fetare dhe dominon fryma e dialogut, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
‘Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë’, nënvizon më tej KMSH.
Në mbyllje të reagimit KMSH thekson se do të ndjekë me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.
Reagimi i plotë i KMSH-së
Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:
Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.
Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:
1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.
Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.
Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.
Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.
Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.
Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.
Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.
Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.
Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.
Ne nje koment qe bera per Ramen per kete ceshtje, thashe qe do t'i kthehet ne bumerang dhe ja shenja e pare.E krijoi me synimin per mesazh tolerance mes feve! Kush ja kerkoi?! Bota nuk pyet per mesazhin e tij dhe ata qe jane mesuar te urrejne nuk kane per te ndryshuar mendje dhe besimet tona qe njihen per tolerance ndaj njeri-tjetrit e liberalizem te brendshem, sa po u jep nje shkak te krijojne probleme qe si kishin me pare dhe ja ku doli KMSH me nje deklarate qe se ka bere kurre me pare dhe e gjitha kjo eshte vetem fillimi e vetem fale /nismes/ se Rames.
PërgjigjuDo te marre votat e ilir metes ne skrapar,,,se atje ka shume bektashinj....kopil rama....i genjen me kete shtetin,,,se leket i do per vete....
PërgjigjuU ikën klientët këtyre u ben merak...po zoti eshte 1 dhe na do te gjithëve i kujdo feje te jesh...shtet laik ka lezet
PërgjigjuDeklarate e denje qe mbart mesazhe serioze. Nuk behen popolizma elekterola me ceshtje qe prekin premabulen e kushtetutes me te drejtat dhe lirite e personit. Kjo nxit percarje mes veti mes popullit shqiptar me lartesime e poshterime te dogmave fetare
Përgjigju