Krijohet aplikacioni që parashikon jetëgjatësinë e njeriut! Përdoruesit duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve...

3 Shtator 2020, 17:53| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 17:57

  • Share

Disa ekspertë nga Universiteti i Anglisë Lindore kanë krijuar një aplikacion i cili është i aftë të parashikojë jetëgjatësinë e njeriut si dhe rrezikun e problemeve akute në zemër për 10 vitet e ardhshme

Sipas “The Sun”, App-i për të dalë në konkluzione të dhënash përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, gjinia dhe presioni i gjakut për të përcaktuar cilësinë e jetës dhe vitet që i kanë mbetur një personi.

Aplikacioni quhet “MyLongevity” dhe gjithashtu mbështetet në të dhënat e tij edhe prej zones ku banon, sëmundjeve të mbartura të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë dhe artriti reumatoid. 

Përdoruesit e aplikacionit duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve në mënyrë që më pas të kenë një përgjigje…

Elena Kulinskaya, një prej projektueseve tha se ky aplikacion “mund t’i ndihmojë gjithashtu njerëzit të rrisin jetëgjatësinë e tyre duke përmirësuar jetesën në mënyrë të shëndetshme.” 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?