Renato Malota, Elvis Plori, Pjerin Ndreu (kryebashkiaku i Lezhës) dhe Pjerin Fushaj

Sport

Krijohet 'Besëlidhja e Re', Lezha nis një projekt ambicioz për futbollin! Pjerin Fushaj president, Plori trajner

11 Shtator, 11:39| Përditesimi: 11 Shtator, 11:49

  • Share

Futbolli në Lezhë ka marrë një hov të ri me krijimin e “Besëlidhjes së Re”, një projekt ambicioz që synon rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit shqiptar.

Në krye të klubit është zyrtarizuar Pjerin Fusha si president, ndërsa drejtimi teknik do t’i besohet trajnerit të njohur Elvis Plori. Një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar, Renato Malota, është prezantuar si drejtor teknik i ekipit.

Skuadra lezhjane, e cila aktualisht militon në Kategorinë e Dytë, e ka vendosur si objektiv kryesor rikthimin në Superligë, aty ku ka qenë dikur pjesë. Bashkia Lezhë ka premtuar mbështetje të plotë për klubin, duke i dhënë besim skuadrës se mund të ndërtojë një projekt afatgjatë dhe të suksesshëm.

Trajneri Plori dhe stafi nuk kanë humbur kohë, duke zbritur në fushë pasditen e të mërkurës për stërvitjen e parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?