Krijohet 'Djathtas 1912', Kulluri: Gati koalicion me partitë opozitare por pa Berishën

12 Tetor, 15:17| Përditesimi: 12 Tetor, 15:22

  • Share

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, në spekrin e djathtë lind një parti e re “Djathtas 1912”

E ndërsa ftojnë partitë e djathta në një koalicion kundër dy partive të mëdha, kushti është pa Berishën

“Kush pretendon sot në spektrin e djathtë se ka një kandidat fitues për kryeministrin gënjen. Shifrat e 2021 e bëjnë të pamundur fitues. Qëllimi jonë është të plotësojmë atë vakum që nuk e plotëson dot opozita e sotme me gjithë përpjekjet që janë bërë për të dalë nga kriza, pra humbjet e njëpasnjëshme. Nëse do ia arrijmë të gjithë partitë opozitare bashkë të marrim një votë më shumë se maxhoranca, e kjo është krejtësisht e mundshme, që tregon rënien e maxhorancës në 12 vite, ne besojmë që duhet të shkojmë drejt një kryeministri konsensual mes palëveNjë gjë është e sigurtë, e ta dini.

Ne ashtu sic kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modeline gabuar" tha Edvin Kulluri, dikur anëtarë i këshillit kombëtar të PD-së, kur drejtimin e kishte Lulzim Basha


Lajmi kryesor:

'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Po koalicionit me partitë opozitare por Saliu s'ka vend


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?