Krijohet KQZ-ja e re! Me 106 vota pro rikthehet në krye Ilirjan Celibashi! Me eleminimin e Rusmajlit PD 'djeg' mundësinë të marrë edhe drejtimin e saj

5 Tetor 2020, 13:53| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 18:24

  • Share

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare ngritjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të zëvendësojë KQZ-në! Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi rikthehet në këtë institucion, duke zgjedhur në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 106 vota pro. Në postin në Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Opozita pati mundësinë që në krye të KQZ-së së re të kishte ish- ministrin e saj, Ilir Rusmajlipor përfaqësuesi i saj Oerd Bylykbashi e s'kualifikoi atë. Siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët, ky vendim vjen si hakmarrje e ish- kryeministrit Sali Berisha për të gjitha herët kur Rusmajli i ka dalë kundër, që nga bllokimi i përgjimeve, pasuritë, Gërdeci tek ekstradimi i Izet Haxhisë. Rusmajli erdhi si propozim i PS-së, për të cilën kryeministri Edi Rama tha sot se kjo ishte në kuadër të frymës së bashkëpunimit, por që opozita e refuzoi.

Me 107 vota, anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë zgjedhur Ilirjana Nako, Dritan Caka, Arens Çela, Muharrem Çakaj, dhe Helga Vukaj. Ndërsa shkalla e tretë e ankimimit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, do të përbehet nga Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Cefa, Ledio Braho.

KQZ-ja e re
Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)

Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve  (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim)
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj

Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim)
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho

 

Ora 15:52
U votua me 106 vota nga Kuvendi, kush është rrugëtimi politik i Ilirjan Celibashit i cili rikthehet pas 14 vitesh në krye në KQZ

 Parlamenti ka zgjedhur sot Ilirjan Celibashin komisioner shtetëror të zgjedhjeve të ardhshme  me 106 vota pro.

Celibashi ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e fundit të aplikimeve për vendet vakante të KQZ-së së re dhe ka rezultuar se ai ka qenë një nga kandidatët që ka marrë votat maksimale, duke u rikthyer sërish në krye të këtij institucioni pas 14 vitesh.

Por cili është rrugëtimi i i tij politik? Celibashi ka hyrë në KQZ më 10 Shkurt të vitit 2001. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin Celibashki dhe Igli TOSKA.

Mandati i tij përfundoi në vitit 2006. Në këtë vit përfundoi mandati edhe për Pandeli Varfin dhe Tomor Malajn, të cilët u zëvendësuan me Flamur Çaton, Fatmir Kumbaron dhe Arben Ristanin.

Si duket ky nuk ka qenë rrugëtimi i tij i fundit në KQZ, pasi nga sot do të jetë në krye të  këtij institucioni për të mbikqyrur zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Pasi drejtoi KQZ-së në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit. Më pas ai u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Postin  e dytë më të rëndësishëm në KQZ, atë të Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Sot në garë me Celibashin ka qenë edhe Bledar Skënderi, pasi PD skualifikoi kandidaturën e tretë: ish-ministrin demokrat Ilir Rusmajlin.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jaho: 06/10/2020 09:32

    Bravo, njeri me vlera patriot dhe i paperlyer ne korrupsion meriton te behet edhe president i Shqiperise!

    Përgjigju
  • ANDON L.: 05/10/2020 19:49

    Na duhen 6 persona të ngjashëm me Celibashi për të futur të gjithë kriminelët në burg dhe për të shpëtuar këtë vend për brezat e ardhshëm! Ata që nuk e duan atë janë në një gabim historik. Interesi i publik nuk është i negociueshëm me kriminelët!

    Përgjigju
  • Bobi: 05/10/2020 17:07

    I besi po ky nuk ruajti dot gruan e vet do te ruaj votat e tua e te mija Pastaj pse prap me riciklime do vazhdojme ne

    Përgjigju
  • Cnncncn: 05/10/2020 16:13

    Cila* eshte karriera analfabete, cila. Kush perdoret per frymoret. Vemje jeni.

    Përgjigju
  • Gramshi: 05/10/2020 15:25

    KY MASKARA DHE ORDINER NUK MUND TE DREJTOJ KQZ.

    Përgjigju
  • Shame on you: 05/10/2020 14:28

    Eshte shuajtur shqiperia per juriste qe rizgjedh Celibashin kunat i Fatmir Mediut dhe burri i Ardjana Mediut qe u rrezua me makinen e Olldashit kur kishin dale per piknik. Me pak fjale njerez te diskretituar, familje te shthurura dhe lehtesisht te shantazhueshem pasi duhen marre te pandehur per fshehjen qe i bene vrasjes se Olldashit. Kujt i intereson kjo gje? Mos Rama po perserit skenarin e Nanos ne 2005 qe i dorezoi pushtetin Saliut duke tradhetuar socialistet qe mbeten 8 vite ne opozite? Luli e paska marre ne tavoline pushtetin.

    Përgjigju
    • @Besi: 06/10/2020 01:09

      Me cfare nuk ka lidhje? Me ato fakte qe jane shkruar? Apo qe per keto llumesirash nuk eshte i shantazhueshem? Vetem ky njeri i shantazhueshem se nuk po themi te tjera gjera qenka profesionist ne shqiperi??? Mire profesionist, po dinjitet ka ky njeri???? Duhen profesioniste dhe njerez qe te jene ne gjendje per te marre vendime te medha ne te mire te ketij populli i drobitur dhe jo Celibasher. Asgje personale me kete njeri sinqerisht.

    • besi: 05/10/2020 14:36

      Kunati dhe burri nuk eshte kusht per cfare perfaqeson nje njeri. Celibashi eshte profesionist dhe nuk kane asnje lidhje cfare shkruan

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?