Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e shoqërisë aksionare 100 % shtetërore i quajtur ‘Operatori i Blerjeve të Përqendruara’ OBP e cila do të kryejë të gjitha tenderat për blerjet, mallrat dhe punët për Kryeministrinë, ministritë dhe institucionet e varësisë.
Autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë është ministria përgjegjëse për ekonominë. Ajo do të funksionojë sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare të vitit 2008 dhe organet drejtuese janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Drejtori. Ky i fundit emërohet dhe shkarkohet nga asambleja e përgjithshme e aksionarit dhe ajo do të fillojë punë brenda dhjetori 2023. Drejtori i kësaj shoqërie aksionare nuk ka afat mandati të përcaktuar për largim nga detyra vetëm kur jep dorëheqjen, del në pension, është i sëmurë ose shkarkohet.
OBP kryen blerjet e institucioneve publike që kanë të bëjnë me blerje automjetesh, blerje karburanti, blerje materialesh kancelarie, orendi e pajisje mobilimi, materialet e pastrimit, uniformat dhe elementë e tyre, blejë këpucësh, pjesët e këmbimi për automjet e shtetit, blerje tenderash, dhe kryen edhe shërbimet në fushën e sigurimeve.
Përcaktohet se ky organ do të kryejë edhe shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimeve, lavdëritë, mirëmbajtjen e ndërtesave lyerje pastrim deri edhe shërbime gjelbërimi.
Të gjitha autoritete apo entet kontraktore do duhet ti drejtohen OBP për të fituar tenderat publike për shërbimet.
Shoqëria aksionar financohet nga të ardhurat e veta, të ardhura nga shërbime të të tretëve, të konsulencës, dhe nga burime të tjerë të ligjshme. Kjo shoqëri mund të ofrojë shërbime shtesë edhe për subjekte private në përputhme me qëllimin e krijimit të saj.
Prokurimet publike do të vijojnë të bëhen në sistemin e prokurimit elektronik deri në 31 dhjetorin e këtij viti kur do të vihet në funksion kjo shoqëri dhe ato që do të ngelen të papërfunduar do të mbyllen nga OBP.
Gjetje qe duhej bere me oare se drejtoret analfabete e hajduter tashme duhet te vrasin mendjen e tyre djallezore si te bejne leke! Ishalla del nje VKM qe mos ti bejne ata emerimet e largimet, se do heqin punonjesit e afte per te mare miq e shoke e dashnore per leke! Ishalla fillon Rruspa ke ministria e financave se ka shume drejtore hajduta aty! Jan ca drejtori te vogla varesie jashte Ministrise qe meren me kredi! Zhdukini hajdutat prej anej!
PërgjigjuI mblodhi leket e te gjitheve ne duart e tij Rama me ne fund.
Përgjigju