Foto ilustruese

Ekonomi

Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura! 'Guna Tactical' do të eksportojë edhe veshje ushtarake

5 Shtator, 14:21| Përditesimi: 5 Shtator, 15:12

  • Share

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të vishen me prodhime ‘Made in Albania’. ‘Guna Tactical’ është shoqëria aksionare ku 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s që do të prodhojë të gjitha veshjet dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura. 

Shoqëria Aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner ‘MSSC’, që do mbajë 49% të aksioneve.

“Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • "KAYO" Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit); • "MSSC" Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë.

Kjo shoqëri thuhet në dokumentet e regjistrimit në QKB do të prodhojë të gjitha veshjet e Forcave të Armatosura.

“Objekti i aktivitetit: Projektimi, prodhimi, përpunimi, magazinimin, paketimi, promovimi, shpërndarja, tregtimi dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për strukturat e tjera të sigurisë dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë” , thuhet në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në QKB.

Kjo shoqëri nuk do të furnizojë me veshje vetëm forcat e armatosura në vend por do të ketë të drejtë edhe të ekspertojë veshje ushtarake jashtë vendit.

Vetë sektori i manifakturës pak kohë më parë kërkoi nga qeveria që të bashkëpunonte me këtë industri në mënyrë që ti prodhonin ata veshjet për ushtrinë.

“Kohët e fundit, si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe objektivit të shteteve anëtare të NATO për të investuar rreth 5% të GDP-së në mbrojtje, është rritur ndjeshëm interesi për prodhimin e artikujve ushtarakë (veshje dhe këpucë) në Shqipëri. Kjo është një mundësi pozitive për sektorin tonë, falë përvojës së krijuar ndër vite, afërsisë me tregjet evropiane dhe kapacitetit të lartë prodhues. Me një strategji të mirëfilltë dhe bashkëpunim me qeverinë, Shqipëria mund të shndërrohet në një pol rajonal për prodhimin e artikujve ushtarakë. Në të njëjtën kohë, kjo do i jepte mundësi industrisë së manifakturës të lidhë kontrata të reja, më të favorshme, dhe të zbusë sadopak ndikimin e kursit të pafavorshëm të këmbimit”, pati deklaruar shoqata Pro Export Albania.

Duke qenë se tashmë është fakt që veshjet dhe artikuj të tjerë do të prodhohen në vend, industria fason është një nga përfituesit kryesor pasi mund të ketë mundësi për të marrë punë në rolin e nënkontraktorit.

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Moni: 10/09/2025 13:47

    Besoj qe do jete edhe ndonje aksioner izraelit neper te ;) se kryeministrit i pelqejne shume keto lloj bashkepunimesh!

    Përgjigju
  • Bom: 09/09/2025 17:55

    Po arme, helikoptera, aviona, kur???

    Përgjigju
  • Elton xhindi: 06/09/2025 12:18

    Keta dhe keto uniformat qe kan ber jan si mbushama , ne ver te mbajn shume nxeht dhe ne dimer te mbajn shume ftoht.Ke firmen ne Croatia qe ben veshjet ushtarake per Naton me kualitet super, jo leta qe tallen me uniformat ushtarake

    Përgjigju
  • Ado: 05/09/2025 20:59

    Vjedhaja e radhes. Jemi ka 4 vite si bojaxhinj

    Përgjigju
  • Agjenti: 05/09/2025 16:47

    Ne e kishim vendin dhe kompanine qe prodhonte uniformat e ushtrise. Ka qene godina ku eshte sot Fakulteti i Shkencave Sociale. Super cilesi kane patur. Jo si kto leckat qe kemi sot qe na i kane falur.

    Përgjigju
  • Dakord: 05/09/2025 15:32

    Lajm i mirë!

    Përgjigju
  • Ami: 05/09/2025 15:19

    Suksese cunave te mssc - Poligon Action Target Respekt

    Përgjigju
    • Agjenti: 05/09/2025 16:45

      E moren tenderin ustallaret. Vend pazaresh

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?