Biblioteka

Bota

Krijuan ‘eco-tullat’ me mbetje plastike dhe ndërtuan një bibliotekë, vullnetarët në Mianmar frymëzojnë botën

29 Maj 2021, 15:26| Përditesimi: 29 Maj 2021, 15:28

  • Share

MYANMAR- Nuk ka nevojë për shumë, për të krijuar gjëra të bukura! Vullnetarë nga Mianmar, kanë ndërtuar një bibliotekë për jetimët në Yangon, me materiale plastike të riciklueshme.

Ekipi i vullnetarëve, me pak fantazi dhe mbeturinat e komunitetit lokal ka krijuar “eco-tullat”, duke mbushur shishet plastike me mbetje për të krijuar muret e bibliotekës me shpresën se do të mbushet me lexues të vegjël.

Shndërrimi i një prej problematikave më të mëdha në botë, mbeturinat, në një ndërtesë me libra, është një frymëzim për të gjithë.

Në Mianmar, vullnetarët nuk do të ndalen, biblioteka nuk do të jetë projekti i vetëm i cili do të krijojnë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?