GREQI- Tjetër krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë së një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas është arratisur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen.
Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre. Njëri prej tyre i tha policisë se e pa të atin duke goditur me thikë nënën e tij 36-vjeçare, e cila ndërroi jetë pas plagëve në shpinë dhe në qafë.
"E pashë babin duke e therur mamin me thikë", ka thënë fëmija.
Pas krimit, burri shqiptar është larguar dhe policia ka nisur kërkimet në qytet për ta kapur. Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori i krimit, ndërtues me profesion, ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.
Komente
