Politikë
Top 24

Voltana Ademi pranon rikandidimin: Me Bashën kam nisur një projekt jo 4-vjeçar, unë do të jem aty

2 Prill 2019, 17:16| Përditesimi: 17 Janar 2021, 18:24

  • Share

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë se nuk ka asnjë krise në marrëdhënien e asj me liderin demokrat Lulzim Basha. Projekti për t'i shpërbyer qytetarëve në Bashkinë e Shkodrës nuk ka një plan 4-vjeçar - tha Ademi - duke theksuar se do të jetë në rikandidim për një mandat në drejtimin e Bashkisë. Dje qytetarja e parë e Shkodrës nuk u pa krah liderit të opozitës në një takim me të rinj në qytetin e Shkodrës, por nga studio e Report Tv, Ademi tha se ishte e pranishme në takim. në rresht të dytë, edhe pse ky moment nuk është fiksuar nga kamerat.

"Unë nuk e di nga i merrni lajmet? Megjithatë gazetarët tuaj në Shkodër i kam edhe miq, u kam edhe ju, ju jeni nga Shkodra. Aktiviteti kishte në fokus diskutimin me të rinjtë dhe qytetarët. Kryetari pati mundësi që të diskutonte dhe me qytetarë të tjerë që kanë lidhje me qytetin dhe çështje të tjera. Pasi merr vëmendjen për çështje të lëvizjes së PD-së me një kërkesë për të vijuar më tej për të bërë të mundur të zhbllokohemi nga një situatë kaq e rëndë. Unë kam qenë në reshtin e dytë, diku afër aty me të rinjtë. Diskutimi ishte hapur me të rinjtë, unë i takoj sa herë mundem, jam çdo ditë atje, dhe hapësira ishte për ti krijuar hapësirën Bashës për ata që kishin diçka për të thënë.

Nuk e di pse i vendosni në dyshim. Ju mund të krijoni lajme mbi lajme, kjo nuk ka rëndësi, isha në reshtin e parë apo të dytë. Kemi dy ditë që punojmë bashkë me qytetarët dhe kuptohet që bashkia Shkodër vijon që të mbetet në krye të atyre përfaqësuesve demokratë dhe është frymëzim për të gjithë demokratët", tha Ademi.

E pyetur nga gazetari nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi tha se është krah PD-së në valën e protestave për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

"Ne po diskutojmë për organizimin e protestave, pjesëmarrja ngritja e zërit dhe këto kanë qenë në mënyrë të thelluar me të gjithë njerëzit. Edhe në kryesinë e PD-së mbrëmë diskutuam këtë. Do i shkojmë deri në fund rezistencës për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor. Mandati jonë ka qenë i parë, kemi kaluar situata të vështira në funksionimin e territorit pas ndarjes. Projekti jonë ka nisur, nuk është katër vjeçar do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme", tha Ademi.

Gazetari: Me ju?

Voltana Ademi: Pa diskutim që unë jam aty, që të jap kontributin tim.

Ora 19:49
Jeni kërcënuar nga bandat kriminale?! Kryebashkiakja: Nuk është rasti i Voltana Ademit

Frikën nga bandat kriminale, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, thotë se nuk e ka ndjerë personalisht ajo, në pozicionin e kryetares së Shkodrës. "Nuk është rasti i Voltana Ademit" , tha kryebashkiakja e pyetur nga gazetari i Rpeort Tv nëse është kërcënuar nga bandat kriminale që veprojnë në kryeqendrën e veriut.

Deklaratën e një dite më parë në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në prefekturën e Shkodrës, Voltana Ademi e sqaroi në studion e Report TV, duke thënë se me deklaratën që ndihet e frikësuar, e pozicionoi veten në rolin e qytetarëve shkodranë.

"Të gjitha familjet kanë nevojë për mbrojtje, ne kemi nevojë për qetësi. Nuk mund të lëmë të tjerët të bëjnë vetëgjyqësi", theksoi qytetarja e parë e Shkodrës.

Voltana Ademi: "Në fakt që kur e nise gati mora spunton për të ndërhyrë dhe meqë u nis kështu diskutimi dua ta risaktësoj atë që kam thënë. Në takimin ju i referoheni ka qenë edhe ministri i Brendshëm dhe i thashë 'flas këtu si grua, si një nënë, flas si një qytetare dhe pastaj si kryetare bashkie'. Me këtë doja të shprehja, aspak që lidhet me unin, personin, por atë që lidhet me të gjithë qytetin dhe ndjesinë që kanë të gjithë. Mora spunto nga vetja duke e pozicionuar veten, në rolin që kam në qytetin tim, jetën e përditshme me miq dhe qytetarë dhe aq më tepër duke qenë grua. Shpreha një shqetësim qytetar dhe kjo është mëse normale në një qytet ku ka ngjarje të rënda. Nuk jemi në kuadrin e diçkaje që më ka ndodhur mua".

Gazetari: Jeni kërcënuar?

Voltana Ademi: Unë i drejtohem institucioneve përkatëse, policisë dhe prokrorisë.

Gazetari: Jeni kërcënuar?

Voltana Ademi: Nuk është rasti i Voltana Ademit. Por përsa kohë duke filluar nga kryeministri, që është nën presionin e krimit dhe pastaj të gjithë, që shkon deri te më i fundit dhe këtu nuk mendoj se bën përjashtim kushdo, i majtë apo i djathtë. Ngjarja që ka ndodhur në Shkodër dhe ku nuk ka një reagim institucional të përgjegjshëm dhe reagues, por mbyllet me deklarata të papërgjegjshme të kryeministrit si 'hënkshin kokat e tyre'. Të gjithë ne pavarësisht, unë nuk kam një përgjegjësi të tillë, që lidhet me policinë apo hetimet.

Gszetari: Por të shqetëson siguria e qytetarëve?

Voltana Ademi: Ne kemi nevojë për qetësi. Të gjitha familjet kanë nevojë për mbrojtje. Edhe ata që përballen me ngjarje të tilla kriminale, shteti duhet ti mbrojë. Nuk duhet ti lëmë të bëjnë vetëgjyqësi, aq më tepër në një shtet demokratik. Është frikë që të jetojnë qytetarët, ndodhin vrasje në mes të ditës, mes tyre edhe të pafajshëm. Qetësia dhe rendi publik janë të rëndësishme, nëse nuk ka situatë të qetë sigurisht që nuk është favorizuese.

Ora 19:45
Bën 'mu'! Voltana Ademi: PD bëri lëvizje të detyruar me djegien e mandateve

Duke folur për situatën politike në vvend, dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha në studion e Report Tv, se dalja nga parlamenti i deputetëve të opozitës, ishte një lëvizje e detyruar. Sipas saj gjendja në Shqipëri është e vështirë, duke ju referuar korrupsionit, krimit, dhe inkriminimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Voltana Ademi la të kuptuar se djegia e mandateve nga ana e PD-së duhej të shërbejë edhe si një veprim për t'i tërhequr mendjen ndërkombëtarëve, që sipas saj shpesh i mbyllin sytë përballë situatës reale në Shqipëri.

"Situata politike nuk vjen rastësisht dhe në këtë vendim të PD-së rastësisht apo shpejt, përkundrazi mendoj se ka qenë një situatë ë vështirë dhe pa zgjidhje. Provuam të gjitha mënyrat demokratike nga debati në parlament dhe nga ana tjetër gjithë pjesa që lidhet me debatet e mëdha për shkak të situatës politike, korrupsionit, mafies dhe trafikut kanë precipituar dhe opozita ka një rol të rëndësishëm. Ishte PD-ja në 2013 që denoncoi me qindra emra drejtues dhe ligjvënës në pozicione kyce të shtetit që ishin të inkriminuar. Tani po e kuptojnë edhe ndërkombëtarët gjendjen se bën 'mu'. Situata vijon që të agravojë. Edhe në zgjedhjet e fundit kemi pasur probleme të cënimit të votës. Tani po dalin në dritë edhe fakte të reja. Kjo ishte mundësia e vetme për të ngritur dhe sensibilizuar për të ndarë njerëzit nga ofiqet për ta bërë të pastër. Ishte një mënyrë edhe për ndërkombëtarët që edhe shpesh herë kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë mbajtur qëndrimin që duhej. Kjo ishte lëvizje e detyruar.", tha Voltana Ademi në Report Tv.

Ora 19:31
'Çfarë ke nevojë?' Ademi zbulon kërkesën që i bëri ish-ministrit Xhafaj

Për të luftuar krimin që ende vepron në Shkodër, me një numër të lartë vrasjesh kriminale vetëm muajt e fundit, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se duhet një bashkëpunim mes të gjithë pushteteve. Nga studio e Report Tv, Voltana Ademi tha se në kohën kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm, i ka kërkuar atij që të ndërtojë drejtorinë Rajonale të Policisë, një proces që sipas saj ka nisur.

Edhe pse është kryetare e zgjedhur nga PD-ja në Bashkinë e Shkodrës, një bastion i së djathtës, Voltana tha se për sigurinë e qytetit asnjëherë nuk ka menduar politikisht.

Ju i keni dhënë informacione policisë për personat me rekorde kriminale?

"Ne kemi ofruar bashkëpunimin në luftën kundër kanabisit dhe trafikut të drogës, është detyrim ligjor. Por asnjë pushtet lokal nuk mund të marrë role të tjera që nuk i takojnë, nuk e ka tagrin. Nuk mund të merret bashkia me zbulimin. Unë i përkas PD-së jam atje një figurë politike, por politika nuk më ka ndarë për të mbështetur policinë. Nuk bëhet fjalë për informacione për të zbuluar. Në emër të qytetarëve ka të drejtën dhe detyrim që të kërkojë policisë që të zbatojë ligjin. Lleshaj kur ishte në Shkodër më tha çfarë keni nevojë? I thashë të ndërtonte drejtorinë rajonale dhe ky proces ka nisur.

Për çështje që ka pasur bashkia, ne kemi pasur bashkëpunim me policinë, si sezoni, apo lufta kundër kanabisit, apo çështje që lidhen me policinë kufitare, kemi pasur koordinim. Viti i kaluar ka qenë pozitiv, nuk bëhet fjalë kur flitet për krimin"

Ora 19:21
Voltana Ademi: Nuk fola për përdhunim të zyrtarëve, por për politikën e inkriminuar që i pengon të bëjnë punën

Një deklaratë e fortë u konsiderua ajo se çka tha në media kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë, se ka edhe zyrtarë të lartë të shtetit që janë përdhunuar nga ana e eksponentëve të krimit. E ftuar në Report Tv, Voltana Ademi tha se nuk bëhet fjalë për përdhunimin e grave. Por deklarata e saj - shpjegoi kryebashkiakja - lidhet me faktin që drejtuesit e kanë të vështirë të bëjnë punën e tyre. Voltana Ademi foli për politikën e lidhur me krimin që pengon në një mënyrë a tjetër që zyrtarët të bëjnë detyrën, qoftë ata nga PD e qoftë ata nga PS- theksoi kryebashkiakja.

Voltana Ademi: E para në asnjë rast, nuk kam thënë një gjë të tillë. Nuk ka lidhje me përdhunimin e femrave. Korrupsioni, krimi, pjesa që lidhet me marrjen në dorë të fuqisë politike që është e inkriminuar, padyshim që ndërhyn në cdo drejtues dhe te ata bëhet më e vështirë. Në këtë rast po flas jo te ata që janë të PD-së, që e kanë pasur të vështirë që të përballen edhe për cështjet që kanë lidhje me vendimmarrje të detyruar për interesa politike.

Jeni në dijeni ku krimi ka ndërhyjë në institucione?

Voltana Ademi: Ne kemi pasur drejtues që janë të policisë që janë përpjekur dhe i kam ofruar bashkëpunimin dhe me mundësitë e tyre kanë punuar, por fakti që nuk janë ndihmuar në kohë dhe nuk kanë instrumentet, jo vullnet. Nuk bëhet me polici rrugore, por për një situatë më të agravuar, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe dhe në këtë rast kam detyrën ta them se nuk ka ndodhur në Shkodër. Unë mendoj se ata nuk janë mbështetur për të kryer punën, ata në një mënyrë apo tjetër ata janë penguar. Edhe në Shkodër ka probleme që ka pasur lidhje me të inkriminuarit. Duke i hequr instrumentet dhe vështirësuar punën është një formë e dhunimit. Nëse këta njerëz kanë punuar sikur thotë ministri, kush janë rezultatet?

Bandat kanë mbështetje nga politika?

Tani, ne duhet t'i referohemi situatës politike. Fakti që nuk veprohet në mënyrë strategjike që shkon në themel të çështjes, që angazhon njerëz të ndershëm, mendoj që të lë shumë për të dëshiruar dhe lë hapësirë për njerëzit, nuk po flas si anëtare e PD-së. Drejtuesit tanë janë politikë në çdo instancë dhe nëse nuk kanë marrë përgjegjësi tregon se janë të lidhur nga koka dhe deri te kryeministri. Në Shkodër nuk bëjmë përjashtim të lidhjes së politikës me krimin.

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oso: 02/04/2019 18:02

    Po Markun e zemres drejtor ne Bashki do e mare me vehte

    Përgjigju
    • Oso: 03/04/2019 01:25

      Markun e filipin dy drejtorat e zemres, Prandaj nuk din ku ka kryt . Na e ka lan shkodren cop cop vec gropa pafund

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?