Pas 37 ditësh gënjeshtra dhe dëshmi imagjinare për të kamufluar krimin makabër, piloti 32-vjeçar disa orë më parë pranoi se vrau bashkëshorten e tij Caroline nga gjaknxehtësia teksa po ziheshin por provat tregojnë të kundërtën!
Ora 00:35- Pamjet e fundit të regjistruara nga kamerat e sigurisë janë ato të 32-vjeçaarit me të bijën. Por ajo që vihet re është nervozizmi me të cilin piloti shkruan në telefonin e tij.
Nga zbulimet e policisë, dhe pavarësisht se Charalambos i kishte fshirë mesazhet rezultoi se ai po zihej me Carolinen e cila ndodhej në një dhomë tjetër të shtëpisë.
Ora 01:20- Ai hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Ky veprim “tradhton” Charalambon i cili në dëshminë e tij të fundit tha se ishte një krim i kryer në gjaknxehtësi e sipër, por mesa duket ai e kishte planifikuar.
Për dy orë çifti është zënë duke shkëmbyer mesazhe në telefon.
Ora 04:01- Ora e Carolines tregoi gjithçka! Përgjatë 10 minutave ora biometrike e 20-vjeçares tregon një rritje të theksuar të rrahjeve të zemrës, derisa zemra e saj nuk rrahu më kurrë. Ai e vrau!
Ora 04:11- Caroline nuk ishte më.
Lajmi kryesor:
Mbyti gruan 20-vjeçare, burri del para gjykatës me antiplumb! Zbulohet ditari drithërues i viktimës, kishin probleme që prej 2019-s! Policia greke: E kuptuam që në momentin e parë
J.GJ./ReportTv.al