Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në një familje në Fier mbrëmjen e së mërkurës (23 Korrik), ku vajza Ermalinda Rama 26 vjeç mbyti me tel babain e saj Anesti Rama 56 vjeç.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës, në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama.
Vajza 26-vjeçare ka vrarë babain duke e mbytur me tel, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë debatet për motive të dobëta prej disa kohësh mes vajzës dhe babait, pasi dyshohet se ky i fundit nuk e lejonte të vishej ekstravagant dhe se nuk i jepte para vajzës sa herë ajo i kërkonte.
Në dijeni të krimit të rëndë ishte edhe mamaja e vajzës, pra bashkëshortja e të ndjerit, teksa të dyja bashkë pas vrasjes tentuan të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e viktimës.
Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.
Por gjatë marrjes në pyetje dhe deponimit të saj para grupit hetimor të Policisë së Fierit, hetuesit dyshuan mbi vërtetësinë e thënieve të 26-vjeçares Emanilda Rama.
Nga veprimet e shpejta hetimore, autoritetet zbuluan se Anesti Rama ishte vrarë me mbytje.
Gazetarja e Report Tv në Fier, Marsela Topi, ka mësuar se pas zbardhjes së ngjarjes nga uniformat blu, vajza e pranoi krimin.
Ajo tregoi edhe motivet përse ndërmori aktin ekstrem. Sipas saj, i ati e trajtonte me fanatizëm duke mos e lejuar të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Emanilda Rama u tha hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
Vajza u arrestua në flagrancë, ndërsa nëna 53-vjeçare e vajzës, e cila dyshohet për bashkëpunëtore, mbahet e shoqëruar deri sa të parcaktohet përgjegjësia e saj.
Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit, mes tronditjes tregon se prej 2 vitesh e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tha vëllai i viktimës.
Ndërsa kushëriri i 56-vjeçarit, Edmond Rama pohon se çifti ka patur konflikte të vazhdueshme.
“Policia ka ardhur këtu 10-15 herë”, thotë kushëriri.
Njoftimi i Policisë Fier:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.
Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.
Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.
Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Fier - Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij.
Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte.
Ai thotë se vëllai i tij kishte shumë konflikte me bashkëshorten.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tregoi ai.
56-vjeçari Anesti Rama u vra me mbytje nga vajza e tij Ermalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate dhe u tentua të fshihej si aksidentale, por ngjarja u zbulua sot. Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar mbahet edhe nëna e saj pasi dyshohet si bashkëpunëtore.
Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Komente

Perpara se te komentoni, ju lutem kerkoni pak ne historine e familjes suaj. Nese ju qe komentoni vini nga nje familje e shendetshme, jeni rritur nga nje baba qe ju ka dashur dhe mbrojtur nga padrejtesite e botes, atehere nuk do ta kuptoni kete vajzen. Por te pakten mos gjykoni. Eshte e thjeshte per nje vajze dhe nje bashkeshorte te arrijne ne kete pike? Cfare duhet t'u kete bere ai baba ne jeten e vete qe e kane sjelle situaten ne kete pike? Ju mendoni se jeta e nje pensionisti vlen me shume se jeta e nje vajze te re? Cfare rrjedhe do te kete jeta e kesaj vajze pasi ajo te dali nga burgimi? A i mendoni dot keto gjera? Ju qe baballaret i keni patur kaq te mire, pse nuk dini te keni empati? Pse gjykatesit vendosin vetem sipas ligjit dhe nuk ka nje gjykim psikologjik pak me te thelle te situatave qe degjojme? Pse ligjet jane te njeanshme? Pse ligji nuk ishte aty perpara se kjo vajze te veteshkaterronte jeten e saj, duke mbytur te atin? Pse nuk komentuam me pare qe kjo vajze te dilte nga humnera ku e ka zhytur shoqeria jone, me paragjykime dhe maskiliste? Pse ky baba nuk diti ta pranonte te bijen? Pse shteti nuk u kujtua me heret? Ne jemi rritur ne familje shqiptare, mbase jo me keto probleme, por e dime qe varferia sjell mentalitet te dobet dhe probleme mendore. E dime qe paragjykohet nje vajze e ndare dhe as i ati nuk e pranon me te kthehet ne banese pas ndarjes. E dime dhe qe ka meshkuj fanatike dhe bluajne familjen per pamundesi te vetat ne shoqerine ku jetojme. Perse ky baba zgjodhi ta mbante vajzen ne kafaz, dhe vete te ikte ne formen me te shemtuar nga kjo bote, ku krijesa e tij e vrau, ne pamundesi zgjidhjeje tjeter? Leto pyetje nuk marrin pergjigje ne nje shoqeri qe gjykon viktimen e vertete te ngjarjes...
PërgjigjuTe gjitha familjet me Shqiperi Jan patriakale. Ku komandon Babai per ato qe se din si term. UN vij nga nje familjet e shendetshme. Me norma edhe morale. Por kujt I duhen kesaj dite moralet edhe normat!?eshte e pa justifikueshme cfare ka ber Ajo vajze kundrejt krijuesit. E pa tolerueshme. Bota sot eshte e lir me nje click edhe shfaqet cfare do it deshiron Pune mireqenie dhune pornografi mjafton ti te zgjedhesh drejtimin qe do edhe zgjedhjen e duhur.eshte veprimi me makaber qe nuk tolerohet fare ne asnje form. Problem spikologjike morale apo social ekonomike pothuajse gjithe Shqiperia keshtu eshte ndertuar edhe eshte kudo ne familjet Shqiptare ka si keto situata ekonomia e dobet ne kete rast. Te pakten kete na kan servirur medait tona te pa (njeanshme) sic eshte kjo e Carlos qe nxjerr vetem levdatat e kryeministrit... UN di te them vetem qe nese KY vend nuk behet keto 4 vjet qe e ka zorr gjati te gjitha ne dore e ska me vend per justifikime KY vend nuk behet me kurre. Edhe uroj te forcoj ligjet mbi personin qe kush vret te perjetshem direkte pa apelim ne cfare dolloj rrethane qofte pervecse ne raste Kur hajduti te hyn ne shtepi per vetmbrojtje aty po ska pse Ben I zoti I shtepise burg fare asnje dit. Por per keto te tjeret krim pasioni krim paikologjik e vrasje ne rrethana te dobet SI KJO HISTORI. BURG PERJETE PA APELIM FARE FARE. FRIKA E MBAN NJE KOMB. PO E MBYLL SE U TEJZGJATA CA SI SHUM. NDJESE PASTE VIKTIMA EDHE CDO KUSH QE VRET TE MERITOJ ATE QE KERKON.
Dy pyetje:1-Kjo vajza 26 vjec, nuk punonte qe i kerkonte para babait? 2-56 vjec i ndjeri dhe ne pension,sipas deklarates se vellait te tij qe citon gruan e vellait?!
Përgjigju''VAJZA VRET BABAIN E VET''- TRILLIM PER TE FSHEHUR VRASESIN E VERTETE....HETIMI DUHET FILLUAR QE NGA POROSITESJA E TRILLIMIT NENA DHE DUKE VIJUAR TEK SHALDREDHESIT E NENES
PërgjigjuMOJ KOKEBOSHE....SI VRITET BABAI..AI TE KA BERE KOKEN.....VARENI NE MES TE FSHATIT...NUK E MERITON AJO TE JETOJE......
PërgjigjuLerini titujt bombastike. Ky ngjan si rast ku e verteta do dale pas disa vitesh. Eshte e qarte qe gruaja ka pasur motiv me te forte per ta vrare se vajza. S’eshte çudi te dale edhe ndonje dashnor ne skene se fizikisht eshte e veshtire per nje femer te mbyse nje mashkull ashtu.
PërgjigjuPsikologet duhet te ofrojn minimumi 1 ore shtese ne muaj falas si trajnim per shtetin mendor ne univeristet! Pra univeristeti te kete ore shtesë te hapura dhe te trajtohet pjesa psikologjike ! Duhet ta ruajme familjen shqiptare dhe psikologjine e popullit ! Ngushéllime
Përgjigju