Autori që dyshohet se vrau gruan në Gjermani

Kronikë

Krim i rëndë në Gjermani, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve të mitur, i plagos motrën

30 Maj 2018, 08:48| Përditesimi: 30 Maj 2018, 20:59

  • Share

Një shtetas nga Kosova, Anton B., 38-vjeçar, dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë, të hënën në mbrëmje.  Arrestimi i Antonit ndodhi një ditë pas krimit, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32). Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch. Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?