Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)

6 Gusht, 08:47| Përditesimi: 6 Gusht, 20:07

  • Share

Konispol-  Krimi në familje tronditi mëngjesin e kësaj të marte (6 gusht) fshatin Shalë të Konispolit, ne skajin jugor të vendit.

Gjatë një sherri në banesë, 69-vjeçari, Hysen Islamaj ka goditur disa herë me sëpatë bashkëshorten Shano Islamaj, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 dhe skenën e tmerrshme e kanë fëmijët e djalit që jetonin në banesë me gjyshërit.

Burimet thane se ka qenë mbesa 10-vjeçare, që ka telefonuar të atin duke i thënë se gjyshi ka vrarë gjyshen. Klementin Islamaj i cili gjendej në kafen e fshatit është kthyer në banesë dhe pasi ka gjetur nënën të pajetë, dyshohet se ka shtyrë nga shkallët të atin, i cili për shkak të goditjes në kokë humbi jetën.

Report tv sjell pamjet e para nga banesa e familjes Islamaj në Shalë të Konispolit, ku trupat e pajetë janë ende në vendin e ngjarjes. Policia prangosi 40-vjecarin Klementin Islamaj por ende s’ka akuzë ndaj tij, pasi po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Prokuroria e Sarandës pritet të klasifikojë vepren penale, vrasje me dashje ose vrasje në rrethana aksidentale.

Banorët e zonës jashtë kamerave thanë se autori, që mbeti edhe viktime, Hysen Islamaj njihej si person problematik dhe krijonte konflikte si ne familje ashtu dhe ne fshat. Megjithatë motivet e vrasjes se gruas ende nuk janë sqaruar nga policia lokale.

Po kështu jashtë kamerave, banorët e fshatit Shkalle thanë se familja Islamaj ka të shkuar kriminale, pasi edhe babai i Hysenit, Xhevit Cene kishte vrare vite me pare 3 grate e tij

Ora 10:58
Krimi i rëndë në familje në Konispol, mbesa pa vrasjen e telefonoi të atin: Hajde në shtëpi se gjyshi vrau gjyshen

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin. Në fshatin e Shalës 69 vjeçari, Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si ‘sherrxhi’

Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

40 vjeçari, Klementin Islamaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.

 

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?