Gjykata e Korçës ka dënuar 4 persona për vrasjen e Martin Çeços. Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu e tyre Bledi Angjo me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn. Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, mësojmë se 4 personat u dënuan për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim. Vendimi u dha nga gjyqtaret Luljeta Kole, Eglantina Mikani dhe Gentiana Shukullari, ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Ledjana Shkurti.
Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt në Facebook. Sipas tyre nuk vërtetohet se Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit të shkallës së parë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)