Krim brenda familjes në Fier! Një 29-vjeçar vret me thikë bashkëshorten, largohet nga vendi i ngjarjes

17 Mars 2021, 18:06| Përditesimi: 17 Mars 2021, 19:57

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, në lagjen Sheq i Madh. Report Tv mëson se 29-vjeçari Demokrat Medinaj, ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij shtetasen Irvana Medinaj, 28 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen "Sheq i Madh", në banesën e çiftit, ku 29-vjeçari ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë. Mësohet se çifti ka dy fëmijë të mitur dhe dyshohet se vrasja e bashkëshortes mund të ketë ndodhur nga një konflikt i çastit.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1616002730_FIER1.jpg

Banesa ku ndodhi krimi

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?