Sociale

Krimet brenda familjes, sociologia Binjaku: Në Shqipëri ekziston ende koncepti i 'pronës mbi gruan', dhuna është mjaft e pranishme në familjet tona

9 Korrik 2021, 18:28| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 19:00

  • Share

Krimi në familje tronditi Krujën pak ditë me parë, ku burri vrau me thikë gruan në fshatin Bubq, duke e lënë të vdekur në vend.

Sociologia Entela Binjaku, e ftuar në Report Tv tha se ende në kokat e shumë qytetarëve shqiptarë vijon që të mbesë koncepti i 'pronës mbi gruan'. Binjaku tha se është e papranueshme që në mes të Evropës,  kemi ende kriminelë të kësaj natyre ku në çaste gjaknxehtësie, humbje të ekulibrit mental janë në gjendje që të vrasin.

'Problemi qëndron se gjinia me e prekur është gruaja, ajo është targeti i dhunës në këtë rast nëna. Ajo ishte dhe nënë, dhe vajzë e një familje tjetër, krimi i kësaj natyre nuk prek vetëm një individ. Ende vijon të mbesë në kokat e shumë qytetarëve shqiptarë koncepti i pronës mbi gruan. Unë të mora, unë të bëra, unë të ngrita, unë të nxora në dritë dhe tani dhe jeta jote është e imja. Tejkalojnë çdo lloj kufiri dhe harrojnë se ai është njeri tjetër, që ka jetë tjetër, pavarësisht se fati i puq bashkë, pavarësisht se iniciativa në jetë i ndërmarrin së bashku për qëllime të mira familjare, sido që të jetë është një individ tjetër. Nuk jemi 30 vite me parë, kur me shumë vështirësi mund t'i drejtohesh për zgjidhje një situate. Është e papranueshme në mes të Evropës, që kemi ende kriminelë të kësaj natyre ku në çaste gjaknxehtësie, humbje të ekulibrit mental janë në gjendje që të vrasin.'- tha Binjaku.

Sociologia tha më tej se në familjet tona është mjafte pranishme dhuna. Binjaku shtoi se institucionet duhet të punojnë në edukimin e shoqërisë, pasi aty është edhe thelbi i zgjidhjes së këtyre konflikteve.

'Ka mjaft dhunë në familjet tona, pasi përplasen brenda të njëjtës strukturë identitete. Varfëria nganjëherë i rraskapit edhe fizikisht, dikush reziston, dikush heq dorë, nganjëherë natyra të brishta nga pikpamja e shëndetit mendor ndërtojnë një strukturë familjare, pa e menduar që familja që sado e vogël të jetë, është një përgjegjësi shumë e madhe, është përgjegjësi për mbarë shoqërinë. Këta njerëz me një shëndet të brishtë mendor të themi, nuk e konsiderojnë këtë përgjegjësi kaq të madhe dhe me vështirësinë e parë që të jep jeta familjare, ushtrojnë dhunë mbi tjetrin. Është mjaft e pranishme dhuna në familjet tona. Shoqëria nëse reagon ndaj një krimi që ka një viktimë me bazë gjinore, apo dhune, kjo është një mënyrë sesi një shoqëri solidarizohet me atë që është në ditë të vështirë. Ne duhet të punojmë në termat e edukimit të shoqërisë, aty është thelbi. Pasi në shumë hallka kjo ka mbetur e pazhvilluar. Këtë ka për detyrë institucionet edukuese.'- tha Binjaku.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 12/07/2021 16:15

    Dhe cfare beni ju qe ky mentalitet i mbrapshte te mos egzistoj me? Jeni psikologe, por deri me sot asnje psikolog apo sociolog shqiptar nuk ka bere te mundur te krijoj hapesira per te edukuar popullaten qe ky mentalitet i mbrapshte mos egzistoj me. Dhe menyra edukimi ka plot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?