Krimet e komunizmit, ish-të përndjekurit kërkojnë drejtësi! Rezoluta: ‘Të dënohen me ligj krimet e komunizmit në vend’

20 Dhjetor 2023, 19:27| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:33

  • Share

Përfaqësues të komuniteteve fetare, familjarë të të mbijetuarve të përndjekurve politikë, si dhe aktorë të ndryshëm nga fusha e artit dhe politikës u bënë bashkë për të kërkuar drejtësi për krimet dhe të dënuarit në kohën e komunizmit. Kërkesat ata i kanë parashtruar në një rezolutë që do t’ua dorëzojnë të enjte një sërë institucioneve.

“Mbështesim letrën e asamblesë Ipeshknore të Shqipërisë për dënimin e krimeve të komunizmit me ligj njëlloj siç i ka dënuar europa krimet e fashizmit, nazizmit, komunizmit dhe stalinizmit. Të miratohet me ligj “Dita kombëtare e kujtesës” në nderim të martirëve të lirisë! Të futen në kurrikulat shkollore krimet makabre të stalinizmit shqiptar 1944-1990.  Të shpallen muze Burgu i Burrelit dhe ai i Spaçit”, u shpreh Besim Ndregjoni, Kreu i Unionit të ish-të përndjekurve politikë

Thirrjes iu bashkuan edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, që solllën në vëmendje krimet e komunizmit ndaj klerikëve.

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi mungesën e zyrtarëve më të lartë të shtetit, si pasardhës të diktaturës që nuk kanë bërë asgjë për ish-të përndjekurit

“Unë nuk arrij të kuptoj çfarë shprese ju ushqeni që vazhdoni dhe kërkoni bashkëpunim, ata nuk kanë qenë ndonjëherë në këtë krah. Nëse kemi pas diktaturë bardhë e zi, tashmë kemi me ngjyra. Ju nuk i drejtoheni akoma as krahut që e ka për detyrë ti mbrojë, as krahut tjetër. Ju çoni mesazhe, po është gjuajte në boshllëk, mos ua merrni për ters që nuk janë të pranishëm, sepse e kanë për turp. Duhet të bëhemi sa më shumë për ta risjellë këtë çështje”, u shpreh Topi.

Aktori i njohur Bujar Asqeriu foli për dhimbjen që kishte përjetuar, teksa luante rolin e një kleriku të ekzekutuar gjatë diktaturës.

“Jo më shumë sesa 6 muaj unë kam përjetuar në skenë një figurë të nderuar të klerit katolik i cili u burgos  dhe në fund u ekzekutua por, mbaj mend që në fjalët e tij, në mendimet e tij kishte fjalë dashurie për njeriun. Kishte fjalë, të cilat nga gjithë shfaqjet që kam bërë, kam pas një emocion të veçantë”.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 21/12/2023 09:43

    Hipokrizia e Topit (nje pedagog ne ILB)apo Asqeriut (nje aktor i privilegjuar),nuk jane gje tjeter vec poshtersi.Kushdo qe eshte persekutuar ne ate kohe te diktatures te drejtohet gjykatave per pafajsi.Keto lloj ligjesh qe kerkohen jane vec percarje.Kushdo qe ka bere krime ne ate kohe duhet te pergjigjet para ligjit,ashtu sic denohen edhe sot akoma kriminel te luftes se dyte boterore.Cdo krim ka nje emer te pervecem,Enver,Sali,Edi apo kushdo tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?