“Marrëveshja me AIDSSH është kthyer në një formalitet pa fuqi juridike. Ne nuk po kemi qasje të plotë në dokumentet e nevojshme për hulumtim, ndonëse ligji e parashikon qartë se çdo informacion që i shërben misionit të ISKK duhet t’i vihet në dispozicion pa vonesë dhe pa pagesë,” u shpreh kryetari i ISKK-së, Çelo Hoxha.
Ai kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit për zgjidhjen e këtij ngërçi, përmes pëmirësimeve ligjore, ndonëse sipas tij Parlamenti nuk ka dëshmuar ndonjë entuziasëm as për hetimin e krimeve gjatë luftës. Një çështje sensitive sipas Zhupës është ajo e ndërhyrjes në Spaç, që Ministria e Kulturës u mundua ta mbyllë me shpejtësi e që lidhet me tjetërsimin e vendit të kujtesës kolektive.
Deputetja Ina Zhupa vuri në dukje rrezikun e glorifikimit të periudhës komuniste në aktivitete publike dhe kërkoi reagime më të qarta nga ISKK në raste kur kujtesa kolektive rrezikon të tjetërohet. Ajo u shpreh se “institucioni ka për detyrë të jetë aktiv kur viktimat e komunizmit harrohen ose kur historia shtrembërohet.”
“Vetë Kuvendi duhet të ndërhyjë në disa çështje dhe kjo bëhet me ligje. Anëtarë të Kuvendit dalin me shami si në kohën e Enverit. Lufta civile është fakt,. Aademia mbron narrativën komuniste me botimet e saj dhe refuzojnë të përfshijnë Institutin në shkrimin e historisë. Mungesa e ligjit të lustracionit ka çuar këtu.”, vijoi Hoxha.
Shqetësim u shpreh dhe për trajtimin e rasteve që lidhen me vrasjet në kufi të atyre që tentuan të largoheshin nga Shqipëria në vitet 1989-1990.
“Për vrasjet në kufi kemi botuar një libër, rretjh 50 e ca vrasje, mbase jo i plotë. Në gusht kemi bërë kërkesa te AIDSHS, të shohim. Kanë qenë 20 e ca kërkesa. Njerëzit që kanë ushtuar atë dhunë janë gjallë dhe mund të veprojë edhe juridikisht. Aksesi në Arkivin e Sigurimit na jep mundësi të hetojmë gjithë periudhën. Vrasje në kufi ka pasur që nga ‘45-a.”, bëri me dije Hoxha.
Gjatë diskutimeve u rishfaq dhe debati mbi filmat e realizuar gjatë periudhës së komunizmit, për të cilët, Hoxha u shpreh që duhet të transmetohen në mënyrë të kontrolluar.
“Filmat jo të digjen, por jo të jepen çdo mëngjes, port ë jepen të kontrolluar dhe me shënime, që të sqarohen dhe përcillet informacioni në mënyrë edukuese. Shembulli më i mirë është Gjermania, çfarë bëri me veprat e nazizmit.”, tha ai.
Përfaqësues të Kuvendit, mes tyre deputetët Ina Zhupa, Erion Malaj dhe anëtarë të tjerë të komisioneve, ngritën shqetësime për mungesën e transparencës në vendimmarrjet e bordit të ISKK-së, mungesën e qasjes publike në dokumente dhe problematikat me ambientet e punës të institutit, i cili ndodhet ende në zyra me qira, që sipas drejtorit janë të përkohshme prej më shumë se dy vitesh dhe ende nuk është gjetur zgjidhje.
Ndër rekomandimet e Kuvendit për ISKK-në, u përmend dhe nevoja për të hartuar një udhëzues praktik për mësuesit e shkollave, që të përfshijnë në kurrikulën mësimore njohuri të thelluara mbi periudhën e diktaturës komuniste.
Drejtuesit e komisioneve kërkuan që bashkëpunimi mes institucioneve të forcohet, të shtohen takimet me AIDSSH dhe Ministrinë e Kulturës dhe të adresohen problemet me ambientet e punës së ISKK-së. Në raport u theksuan dhe të dhëna statistikore për vitin 2024, ku janë identifikuar 46,572 persona të përndjekur nga regjimi komunist. Këto shifra, megjithëse ende jo përfundimtare, janë mbledhur përmes një baze të dhënash në rritje që synon të bëhet e aksesueshme për publikun.
Komente
