Krimet e Rënda/ Trafik kokaine nga Hollanda në Itali, hetim pasuror për “Ben Qimen” e Fierit

1 Gusht 2018, 07:42| Përditesimi: 1 Gusht 2018, 23:22

  • Share

Megjithëse ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore ku ka qënë si i akuzuar për një vrasje në Tiranë dhe i kërkuar nga drejtësia Italiane, ku dyshohet se është dënuar me 3 vite burg, Arben Isufaj, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, po përballet me një hetim pasur, që pritet të finalizohet me sekuestrimin e pasurisë së tij. Çështja e hetimit pasuror kundër Isufajt, po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë iniciativën pas një informacioni të servirur nga policia dhe prokuroria e Fierit. Sipas këtij informacioni Arben Isufaj, gjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç. Nuk dihet me saktësi se çfarë prona janë vënë nën hetim nga Krimet e Rënda, por mësohet se në ditët në vijim kjo prokurori të kërkojë në gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestrimin e këtyre pronave.

Trafikoi 23 kg kokainë nga Hollanda në Itali

Biznesmeni fierak Arben Isufaj, dyshohet se ka trafikuar nga Hollanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë. Në grupin kriminal ku bën pjesë Isufaj i përbërë me 11 persona, janë dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumentave italiane kanë qënë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit. Sasia e drogës e sjellë nga Hollanda në Itali dhe është shpërndarë në qytetin e Melegnanos. Bëhet fjalë për disa episode në të cilat shtetasi Arben Isufaj në bashkëpunim me Vasilis Tselios dhe Altin Menaj e Jetnor Kapaj, për të cilët procesi është kryer më vete, sepse janë arrestuar në flagrancë, importonin nga Hollanda në Itali, transportonin dhe mbanin me qëllim që ta shpërndanin një sasi kokaine prej 3.5 kg. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Ky trafik droge ka ndodhur më 11 dhejtor 2004 në Melegnano.

Rastet e trafikut

Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Episodi i parë ka ndodhur në 11 dhejtor 2004 në Melegnano. Më tej ka vijuar në 18 shkurt 2005, ku Arben Isufaj mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Anbreas Gatshoulis. Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Lika kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më datat 20 dhe 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipin, Fatjon Aliaj kanë mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine prej 2 kg e 994 gramë. Dalipi rezulton të jetë një emër i njohur dhe për policinë Shqiptare, pasi është një nga anëtarët e grupit të Xibrakës, ku është arrestuar dhe dënuar për trafik Kokaine së bashku me disa persona të tjerë, mes të cilëve dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha,Ermal Hoxha. Ndërkohë më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë. Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion Dane, për 7 shtatë kilogram kokainë, 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben Gishto, për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj.

Anëtarët e grupit

Emrat

Arben Isufaj

Vasilis Tselios

Altin Menaj

Jetnor Kapaj

Anbreas Gatshoulis

Artur Lika

Kelmend Dalipi

Fatjon Aliaj

Arben Gishto

Erion Dane

Dritan Leshanaku

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taci: 02/08/2018 00:59

    Sic ka marr peng edhe e kan marre po shum pak dini

    Përgjigju
  • Geni: 01/08/2018 23:43

    Çamet e malit,Krasniqet e autogriles,Kuçet e Hamilit,Ed Xhaferi,sepse eshe ky i fundit eshte ndertues,bile po luan ne politike.Ka akoma shume te tjere,por keta jane hapur fare.E di gjithe Fieri.Edhe Beni,mgjths eshte me njerezor se keta.

    Përgjigju
    • Geni: 02/08/2018 01:06

      Harrova te shtoj,se kemi dhe beun e Fierit ne burg ne Greqi.Ai eshte supermiliarderi ne Fier dhe Tirane.Dy Fatet,ai kosovari dhe Fatja i Naxhijes e kane pas ortak beun.Kush njeh Fierin e dine qe te tre personazhet jane publike.

  • MOS: 01/08/2018 17:46

    Ben Qimja PO NUK u denua nga SHTETI I TAHIRAMETES NJE DITE AI DHE KAJOLLET DHE BORICET DHE BAFTJAR ZEQOT DHE ..DHE KALLUCET ...DHE QE NE FAKT JANE SHUME " DHE"NE KETO TE TJERE JANE POLITICANE CAME BORICIANE KAJOLLIANE ...KU I GJETEN PRONAT KETA KOSOVARE ?? KU E GJETEN DETIN BORICET ?? FIERI ESHTE KANCERI I SHQIPERISE .ASKUSH NUK GUXON TE SHKOJE NE SEMAN PER PLAZH SE te VRASIN ISISI I FIERIT ME NE KRYE BEN QIMEN NEN/ KRYETAR .KUSH ESHTE KRYETAR ?? ISH KRYETAREI I BASHKISE DHE PREFEKTET E SHUSHUNJAT E ARDHUR .JO FIERAKET AUTOKTONE .JO , JO!!

    Përgjigju
  • ben: 01/08/2018 12:51

    o shiku ben qimia po ka ber i ka ber per vete. po kta politikanet ju a marin popullit. spitalet jan pa ilace marin tenderat edhe cojn as gje. vete n spital edhe vdes. me kta duhet mar pastaj me kta te tjeret

    Përgjigju
  • Fieri: 01/08/2018 12:00

    Kur shikojn policat benin ne fier bejne urinen ne brek nga frika leri pastaj gjykatesit mutin ne brek ikin me vrap leri pastaj forcat renea si i qujn keta ikin me vrap po me vrap te fort .. te gjith pushtetin e fierit dhe bashkin policin gjykatat beni u jep urdhera dhe ata i zbatojn me perpikmerin me te madhe.

    Përgjigju
    • @Fieri: 01/08/2018 13:01

      Sa per RENEA. ja ke fut kot plako se po morren urdher e mbajne Ben Qimen ne ajer me shkelma nga Fieri ne Tirane. Pastaj para disa muajsh sikur e goditen me grushta disa vellezer me origjine kosovare apo nuk ke djeni per kete hahaha shteti te merr shpirtin nese do.

  • artur: 01/08/2018 11:50

    Te verteten thote Fredi.Ne asnje shtet qe respekton veten e vet njerez te tille nuk qarkullojne te lire.Nuk jane vetem tregtia e kokaines por kane edhe vrasje,presione,pengmarrje e cdo lloj krimi te kodit penal.Shteti shqiptar deri me sot ecte krah per krah me krimin tani e tutje te shohim por shenjat nuk jane te mira......Po ikin te djathte e po na vijne te majte!!!!!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 01/08/2018 10:45

    Ne itali ka per te shlyer edhe 6 vjet e 7 muaj denim, por gjykata e larte nuk e ekstradoi nen ndikimin e Sakiut pasi Ben Qimja kercenoi direkt Shkerdhenin. Prokuroria e Krimeve te Renda eshte kujtuar vone per sekuestron. Mos ndodh njelloj si me Kajollin e Fatmir Mediut qe ju sekuestruan me buje dhe pa buje ju kthyhen te gjitha pronat e krimit. Nese prokuroria do te jete serioze duhet te sekuestroje rreth 70 % te bizneseve ne Fier.

    Përgjigju
    • Saikeq tahiri: 01/08/2018 13:03

      Je shume i sakte o mik ne cdo gje qe thua

    • Fredi: 01/08/2018 11:23

      @Fieri fjala Shik eshte shume vjeter. Nuk te pelqen informacioni i sakte ty?

    • Fieri: 01/08/2018 11:11

      Po ti fredi ku i di gjith kto gjera se komenton per cdo ngjarje per cdo individ per cdo qytet me habit shum do jesh ndonje shiks i frikshem se ska mundsi. Para benit duhet par njer ata miqt e malit maçet qe kan vrar dhe prer pa fund ne fier pastaj beni esht nje rang posht tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?