'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë

20 Nëntor, 17:32| Përditesimi: 20 Nëntor, 17:49

  • Share

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran reagoi për vrasjen tronditëse të 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij. Ai tha se kërkohet bashkëpunim i të gjitha institucioneve për të mbrojtur fëmijët. Tarren e bëri deklaratën në Elbasan, teksa mori pjesën në aktivitetin social për ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve’.

Krimet me armë të lehta ndodhin kudo, por në Shqiperi eshte më e ashpër. Aktualiteti tregon se ka një problem që duhet të merren të gjithë, inkurajojmë bashkëpunim mes institucioneve, si Bashkia, Drejtoria e Policisë, Prokuroria, Drejtoria e Arsimit, komunitetet fetare dhe organizatat. Ky problem mund te zgjidhet me pjesëmarrjen e te gjithe aktorëve. Siguria nuk është vetëm përgjegjesia e Policisë por dhe e familjes, shkollës, shoqerisë” thotë Michel Tarran, Ambasadori i OSBE.

Këto deklarata Ambasadori i OSBE i bëri në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në përmbyllje të projektit kundër armëve të lehta. Gjatë aktivitetit të mbajtur sot në Elbasan spikati edhe posteri “Ne jemi këtu edhe për Martinin”, i vendosur krah pikturave dhe posterave të tjerë sensibilizues.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?