Kronikë

Krimet mjedisore, zbulohen 90 raste abuzimi! Pesë të arrestuar dhe një në kërkim

27 Nëntor 2021, 15:22| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 15:32

  • Share

Policia e Shtetit njofton se ka goditur 90 raste të krimeve mjedisore, ndërsa janë njofton se janë angazhuar gjatë ditëve të fundit 1125 forca policore. Forcat e policisë janë fokusuar në prerjen e paligjshme të pyjeve, ndërtimet pa leje, ndotja e mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 autorë, 100 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 person është shpallur në kërkim.

Sakaq, janë konstatuar 35 raste të “Ndërtimi i paligjshëm”, 13 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 23 raste të “Pushtim toke”, 7 raste të “Ndotja e ajrit”, 1 rast i “Ndotja e ujërave”, 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, 2 raste të “Shpërdorim toke”, 1 rast i “Shkatërrim prone”, 1 rast i “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, 2 raste të “Menaxhimi i mbetjeve”, 2 raste “Gërryerja e lumenjve” dhe 2 raste të “Peshkimi i ndaluar”.

Njoftimi i Policisë
Në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të  paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

Për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë ditëve të fundit janë angazhuar 1125 forca policore. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 90 raste të krimeve mjedisore, si më poshtë:

35 raste të “Ndërtimi i paligjshëm”, 13 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 23 raste të “Pushtim toke”, 7 raste të “Ndotja e ajrit”, 1 rast i “Ndotja e ujërave”, 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, 2 raste të “Shpërdorim toke”, 1 rast i “Shkatërrim prone”, 1 rast i “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, 2 raste të “Menaxhimi i mbetjeve”, 2 raste “Gërryerja e lumenjve” dhe 2 raste të “Peshkimi i ndaluar”.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 106 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë, 100 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe forcat operacionale të DVP Durrës, janë prishur dy furra artizanale që shërbejnë për prodhimin e gëlqeres, si dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L, 47 vjeç, i cili ishte i shpalllur në kërkim për veprën penale “Ndotja e Ajrit”. Ky shtetas është kapur në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në faqen e malit të Picrragës, duke rindezuar dy furra për prodhim gëlqereje, duke përdorur për zjarr materiale fasonerie dhe goma të përdorura.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, si dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 05/12/2021 16:31

    e di qe ado e lejoni komentin....... mos u merni me fukarenjt qe rregullojne catite apo presin shkarpa ja tju them un nje qe po shkaterron malin.... shelcan .elbasan duket nga qyteti .mina .eakavatir qe i kan hyp malit persiper makina te renda qe jo nje her kan rreziku shofer e kembesir te zones... dilni.shikojeni hetojeni e vazhdoni meruni me fukarenjte

    Përgjigju
  • Populli: 27/11/2021 16:29

    Pse i late gjer sot o te pa udhe.. popullin tuaj keni helmuar e sdo ju shqitet mallkimi ne breza..

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/11/2021 16:04

    E gjithe kjo propagande nuk vlen per Shkodren ku cdo dite e nate ne Liqenin e Shkodres dhe Lumin Buna peshkohet permes inverterve dhe me bekimin e shoqates se menaxhimit te peshkimit! Taksat tona dhe te qytetareve europiane shkojne per krijimin e infrastruktures per paligjshmerine e ketyrenkeqberesve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?