Foto nga mbledhja

'Krimet okulte', Ministria e Brendshme thërret një takim konsultativ për parandalimin dhe disa masa ligjore e strukturore

24 Dhjetor 2021, 18:13| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 18:15

  • Share

Ministria e Brendshme thirri sot një takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve shqiptare, akademisë, medias dhe shoqërisë civile për diskutimin mbi të ashtuquajturat “krime okulte”, ku përfshihen izolimi social, abuzimet seksuale, vrasja e kafshëve në rite okulte dhe vetëflijimi i ndjekësve të tyre

Në takim u vunë në dukje mangësitë dhe nevojat për përmirësime ligjore me qëllim kriminalizimin dhe ndëshkimin e autorëve të dyshuar si organizatorë apo nxitës të këtyre veprave të rënda si dhe nevojën për njohuri më të thella mbi ritualet ezoterike apo besimet alternative, sidomos atyre organizimeve veprimtaria e të cilave mund të konsiderohet antikushtetuese, e paligjshme dhe e rrezikshme në aspektin e sigurisë.

Sipas tyre është e domosdoshme të bëhen ndryshime në Kodin Penal. Përfaqësuesit e akademisë në këtë takim, ofruan një panoramë të përgjithshme të këtij fenomeni, duke theksuar se duhet të ketë ndryshime edhe në kurrikulat e Akademisë së Sigurisë dhe trajnimet e posaçme.

Po ashtu u theksua se për parandalimin e krimeve të tilla duhet një bashkërendim i shumë institucioneve dhe po ashtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe psikologët, duke i kushtuar një vëmendje dhe trajtim të kujdesshëm shqetësimeve të paraqitura, sidomos ato lidhur me të miturit dhe personat vulnerabël.

Komento

Komente

  • Toni: 25/12/2021 01:13

    Kesaj i thone Srambolli digjet dhe keta krihen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?