Olsian Çela, Ilirjan Celibashi dhe Altin Dumani, foto arkiv

Politikë

Krimet zgjedhore/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët e huaj në vend

20 Maj, 14:02| Përditesimi: 20 Maj, 15:26

  • Share

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë një takim në ambasadën e Francës.

Në takim kanë marrë pjesë 9 ambasadorë, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Lamberto Zannier, si edhe drejtuesi i misionit të ODIHR në Tiranë.

Ky është takimi i tretë që zhvillohet mes tyre dhe i pari i mbajtur pas zgjedhjeve. Takimi i parë u mbajt në ambasadën britanike ndërsa i dyti në atë gjermane.

Më 14 maj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi  se kishte regjistruar 87 kallëzime për krime zgjedhore, ndërsa për 34 prej tyre kishte nisur procedimin penal.

6 raste i referoi në SPAK. Në pranga për krime zgjedhore kanë rënë 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?