Në qarqet e vendit ditën e sotme kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët e SPAK shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t'i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.
Kjo lëvizje vjen për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryesisht në zona të cilat konsiderohen të nxehta, të tilla si: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.
Komento
Komente
